Noka: Sot, regjim më i egër se ai i diktaturës komuniste!

Deputeti i PD, Flamur Noka tha përpara protestuesve tek Kryesia e Kuvendit se, bijtë e etërve ndërrojnë lëkurë, por zakonin s’e harrojnë! Noka tha se, sot, regjim më i egër se ai i diktaturës komuniste!

“Për fatet e këtij vendi mesa duket qenka e shkruar që të vendosim ne demokratët. Qenka e shkruar që dhjetori të shkruhet si muaji i mbarësive të historisë.

Pas 33 vitesh, askush nuk e mendonte se do përsëritej historia. Po ja pra, bijtë e etërve mund të ndërrojnë lëkurë, por zakonin nuk e harrojnë. Ata tentojnë të ecin në të njëjtën rrugë.

Na del detyrë, njerëzve të lirë të këtij vendit, që po në dhjetor, t’u kthejmë përgjigje. Po në dhjetor ta nisim rrugëtimin tonë. Ne jemi mbledhur këtu për fatet e Shqipërisë, sepse kemi një regjim që është më i egër se ai i diktaturës komuniste.

Sot kemi një regjim më të egër sepse kemi një narkoregjim, një regjim të mafies. Edi Rama njihet si armiku më i egër i demokracisë. Ne bëmë gjithçka për të mbrojtur ligjshmërinë, parimet dhe vlerat demokratike. Por në institucionet ku ne luftuam, askush nuk na e dha mundësinë sepse regjimi mbylli çdo hapësirë.

Edhe kjo që Edi Rama po bën ndaj liderit tonë është për t’i mbyllur zërin që të vërtetat të mos thuhen. Të vërtetat e vjedhjeve dhe babëzisë po dalin dhe ato i nxjerr Sali Berisha dhe askush tjetër. Edi Rama është në tmerr dhe panik se edhe drejtësinë e re e ka kthyer në drejtësi politike.

Çfarë është ky inkuizicion që po bëhet në këtë godinë? SPAK nuk po bën asgjë tjetër veçse inkuizicion ndaj opozitës.

Kjo godinë këtu është godinë krimi sepse këtu është noterizuar çdo akt korruptiv, çdo vjedhje, çdo e keqe që i bëhet këtij vendi. E gjitha kjo na bëri ta zbresim mosbindjen civile nga salla e parlamentit këtu te demokratët e thjeshtë. Ne këtë mosbindje civile do ta vazhdojmë gjer në gjunjëzimin e këtij regjimi”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …