Vasili: Rama, frikë të tmerrshme nga të vërtetat që Dr. Berisha ka nxjerrë sheshit!

Deputeti i PL, Petrit Vasili, iu drejtua protestuesve sot përpara Kryesisë së Kuvendit me një lloj ndjese.

“Jemi sot bashkë sepse s’kemi parlament. Kemi një kazermë të Gardës. Nuk është parë në historinë e pluralizmit që në sallë të parlamentit të ketë 80 deputetë dhe 280 policë dhe gardistë. E kuptoni se ku ka arritur Shqipëria?!”

A e kuptoni që në burgje nuk ka kamera dhe skenare?! Skanera ka për të kontrolluar deputetët. E kuptoni se çfarë bëhet? E kuptoni që secili nga ne dhe të tërë ata që nuk janë ëktu mund të kthehen në shtëpi dhe prona e tyre të jetë marrë?! Të jetë rrëmbyer?! Dhe nuk ka kush i mbron.

Përse jemi sot këtu dhe cili është halli i Edi Ramës, të mbushur plot?! Sepse të vërtetat kanë dalë në shesh dhe ai nuk ka frikë nga asgjë tjetër, po ka frikë të tmerrshme nga të vërtetat që Dr. Berisha ka nxjerrë sheshit.

Se ju keni parë që kërkojnë t’i heqin imunitetin, por nuk thonë se nuk janë të vërteta dokumentat që provojnë qindra, qindra milionë euro të rrëmbyera, ato euro me të cilat blejnë votat e të varfërve dhe të kapen në pushtet dhe prapë para këtij parlamenti ka dhjetëra e dhjetëra policë. Kjo është Shqipëria pluraliste, kjo është demokracia?! “

About Redaksia

Check Also

Rama i trembur nga hetimet dhe arrestimi/ Kërcënon hetuesit që i shkuan në zyrë

Rama i trembur nga arrestimi dhe nga hetuesit e BKH që i kanë shkuar në …