Çështja e inceneratorëve është një pazar i prishur diku atje lart

Nga Ylli MANJANI

Për fat të keq sa më shumë rrëmohet në publik për çështjen e inceneratorëve, aq më shumë fshihen disa të vërteta të thjeshta.

Fjala vjen:

  1. Pse u vendos të kalohej në skemën me incenerim?
  2. Përse 3 inceneratorë?! A prodhon mbetje mjaftueshëm një vend me 2 milionë banorë efektivë për të mbajtur ndezur 3 inceneratorë?!
  3. Inceneratori i Elbasanit nuk punon gjithë kohës se nuk ka mbetje për të djegur apo nuk është ndërtuar mirë?!
  4. Inceneratori i Fierit nuk është ndezur se është ndërtuar keq, nuk ka mbetje për të djegur, apo arsye tjetër?!
  5. Kush i mori vendimet për incenerim dhe cila ishte marrëdhënia në qeverinë e koalicionit PS-LSI për këtë çështje?!
  6. Çfarë raporti politikë-biznes u prish dhe, në ç’moment që loja shpërtheu në sulme publike?!
  7. A ishte skema e incenerimit një vorbull financiare?!
  8. Po Tirana a u studiua mirë si rast?!
  9. Sa korrekte ishin vendimet e shtetit?!

Sigurisht që këtu duhen kërkuar emrat e dëshmitarët publikë.

Pa iu përgjigjur deri në fund e me vërtetësi këtyre pyetjeve, zor se gjendet e vërteta tek zbatuesit e atyre vendimeve. Sa më larg të shkohet në zbatim, aq më shumë fshihet e vërteta. Ata që janë në burg janë fundi i kavallit…

Bindja ime për këtë çështje është se ka qenë një pazar i prishur diku atje lart, në një moment të caktuar, që shpërtheu lojën.  Ai pazar, po të ishte zbatuar, nuk do kishte as denoncues e as të denoncuar. As media nuk do ishte e ndarë në pro e kundër. Por do kishte 3 vendime thellësisht të gabuara që gëlltisnin para publike, ashtu urtë e butë e pa u ndjerë…

Drejtësia penale nuk mjafton për të zbuluar këto vërteta…

Përkundrazi ajo e katandis çështjen në disa bileta avionësh, se kaq mandat ka…

 

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …