Dëshmia e Mjacajt: Vrasjen e bëra kur dëgjova njoftimin e Ulsi Manjës

Një njoftim i ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja ka shtyrë Sokol Mjacajn të kryejë vrasjen e Arben Lleshit të premten e kaluar, brenda burgut të Peqinit. Pohimi, sipas hetimeve, i është bërë nga vetë Macaj drejtorit të burgut të sigurisë së lartë pas krimit.

Në dosjen hetimore të prokurorisë, paraqitet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit Kamber Hoxha, i cili tregon se Mjacaj i ka pohuar se e kreu vrasjen “kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz”. Lajm që u njoftua dhe pompua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ai e përmendi Sokol Mjacajn të premten, para se i burgosuri të kryente krimin që dëshmoi dështimin e sigurisë në burgun e Peqinit. Në një njoftim publik, ministri zbuloi se kishte firmosur vendimin që Sokol Mjacaj do të futej nën regjimin e rreptë “41 Bis” për cënim të sigurisë në burg. Njoftimin e veshi me mesazhe të theksuara propagande si “asnjë tolerancë” apo “do të zbatoj me rigorozitet ligjin”.

Megjithatë, ajo që ndodhi më pas do ti kthehej në bumerang. I burgosuri që Manja njoftoi se do të futej nën regjimin e rreptë, brenda një burgu të sigurisë së lartë ekzekutoi një person dhe plagosi një tjetër, ndërsa bilanci mund të kishte qenë edhe më tragjik. Tanimë, vetë Mjacaj konfirmon që ishte njoftimi i Manjës që ndikoi te ai për të kryer vrasjen e Arben Lleshit, për të cilën dyshohet se është paguar.

Pas vrasjes, Manja bëri një vizitë të detyruar në burgun e Peqinit dhe në përfundim të saj dha një prononcim për gazetarët, duke shmangur përgjegjësinë nga vetja për ngjarjen. Interesit të gazetarëve se pse Mjacaj nuk u fut nën regjimin e posaçëm siç njoftoi vetë ministri, por në vend të kësaj kreu një vrasje, Manja iu përgjigj duke ia ‘vënë fajin’ burokracive procedurale. “Ka një procedurë, për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm, jam i detyruar ta zbatoj sipas ligjit. Edhe mënyra e komunikimit ka një procedurë të caktuar”, tha ministri.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja amerikane: Reforma në drejtësi në Shqipëri një dështim i plotë! Aleks Soros fle te shtëpia e Enver Hoxhës

Paula Froelich është një nga gazetaret më të njohura në SHBA. Emri i saj është …