Meta: Policia te qytetari vjen për një dritare, inceneratori i Tiranës 15 Ha pa leje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Asamblenë e të zgjedhurve vendorë, deklaroi se bashkitë tentojnë që të bllokojnë llogaridhënien. Ai tha se, buxheti i ri i vitit për vitin 2024, fokusi i tyre janë inceneratorët.

“Bashkitë, tentativë për të bllokuar llogaridhënien. Duhet të vijojmë konsultat publike për buxhetin. Buxheti për vitin 2024, fokusi i tyre janë inceneratorët. Do të fokusohemi te biznesi i vogël dhe i mesëm, të dhënia e përparësisë. E dimë se ka shumë familje që kanë ngelur jashtë për shkak të tërmetit. Këto janë çështje që do të vazhdojmë t’i ndjekim. Këshilltarët tanë përballen me arrogancë.

Inceneratorit të Tiranës i lejohet që të marrë hektarë dhe të bëjë ndërtime, ndërsa qytetarët arrestohen për banesat e tyre. Inceneratori i Tiranës, që ka ndërtim pa leje 15 ha, ose sa 30 fusha të Air Albania, vazhdon punën. Duke falënderuar këshilltarët tanë që të intensifikojnë aktivitetin e tyre”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Iu dha Salillarit një ditë pas zgjedhjeve, anulohet tenderi 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në …