Pyetjes së gazetarit se a do protestohet para SPAK-ut, Berisha iu përgjigj se, mund ta thërrasim edhe ne, bile protesta është e vonuar. Berisha tha se, vetëm qytetarët mund ta zgjidhin këtë.
“Gjersa vulosën, taposën vjedhjen e shekullit, gjersa bëhen hetime të delekiduara në këtë aferë, merre pak si e shpërndanë me persona, e kapën Arben Ahmetajn sepse zonja Linda e donte në burg Ahmetajn.
Çfarë kishte Ahmetaj për t’u shkëputur? Strumbullari ishte Rama, Agaçi, Metani sepse ata janë njerëzit e hartimit, e paraqitjes së vendimeve.
Ishte strumbullar Erion Veliaj, kurse sa ç’ishte Ahmetaj, është Gjiknuri dhe mund të ketë të tjerë…
Protestën mund ta thërrasim edhe ne. Ne nuk mund të pranojmë të shkelmohen në mënyrë flagrante interesat e këtyre njerëzve që po largohen të vjedhur gjer në palcë.
Ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë, jo absolutisht.
Për dijeni, protestohet në gjithë botën para padrejtësive të organeve të drejtësisë. Siç gjykohet.
Por kësaj here ne kemi fakte. Thirren të protestojnë në mbrojtje absolute të një interesi publik.
Erion Veliaj ka përdorur të gjitha lidhjet e tij, brenda dhe jashtë vendit, për të imponuar amnistinë. Ne do përdorim të gjithë forcën e qytetarëve për të bërë ligjin.
Qytetarët do flasin. Nuk mundet 2, 3, 5, 10 apo më shumë individë të tallen, të vulosin, të taposin vjedhje të tilla të tmerrshme sepse vjedhin me ta.
Gjëja më normale është protesta, bile është e vonuar.
Ne ndjehemi të lirë fare, sepse ne po denoncojmë me dokumente zyrtare.
Tani është koha të veprojmë!”, tha Berisha.
Check Also
Veriu mbulohet nga bora, Kukësi pa energji elektrike
Moti i keq në vend dhe reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë …