Berisha: Arben Kraja mbaroi shkollën e Sigurimit natën, aq pasion e ka pasur spiunimin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Arben Kraja mbaroi shkollën e sigurimit natën, aq pasion e ka pasur spiunimin. Berisha tha se, këtu ka tendenca të rehabilitojnë Enver Hoxhën, por askush nuk mund të mohojë dokumentin.
“Ai dokument fakton se Arben Kraja ka dënuar për një vepër penale ideologjike dhe ka vepruar mbi bazën e doktrinës së sigurimit të shtetit dhe e ka bërë këtë akt në vitin 1990, në korrik, ka mundësi që neni i agjitacionit dhe propagandës ka qenë i abroguar nga Ramiz Alia.
Këtu ka tendenca të rehabilitojnë Enver Hoxhën, por askush nuk mund të mohojë dokumentin.
Dhe dokumenti do të ishte krejt tjetër qëndrimi, nëse ai do thoshte se ky njeri është i pafajshëm, por e ka mbajtur fajtor dhe thotë se e lehtësova, nuk ka turp më të madh.
Pra, është një falsifikim. Ky dëshmon edhe njëherë se si funksionon ai autoritet, se çfarë përfaqëson ai autoritet aty.
Së dyti, Kraja është sulmuar nga unë sepse në kundërshtim me ligjin, ai qëndron në detyrë, pikërisht se i kanë ekzoneruar aktet. Ai jo vetëm ka qenë një oficer i sigurimit, ka mbaruar shkollën e sigurimit, dhe e dini se si e ka mbaruar? E ka mbaruar si vullnetar natën.
Po! Ai në biografinë e tij tregon se ka mbaruar fakultet tjetër, po aq pasion ka pasur për sigurimin dhe hetuesinë dhe është futur dhe e ka mbaruar natën.
Nuk e dija që sigurimi ka pasur shkollë natën, por ata e kanë pasur pa shkollë, e kanë pasur rrjetin e punonjësve, merrnin nga shkolla, por merrnin edhe të tjerë, dhe këta që i merrnin, i shkollonin.
Ky ka pasur shkollë, ky ka shkuar nga pasioni i tij, ka pasur pasion spiunimin për sigurimin dhe është futur në shkollë.
Mjafton fakti që ka mbaruar shkollën e sigurimit. Turp!
Ligji i lustracionit, Kushtetuta dhe ligji i prokurorisë së përgjithshme, këtë e nxjerrin jashtë shërbimit. Natyrisht këtu ligjet nuk pyeten, ligjet janë Edi Rama dhe ky është një shërbëtor, një mercenar i Edi Ramës që e mban në detyrë.
Edhe pardje thoshte që nuk kam qenë në politikë. Ka qenë kandidat për deputet i Partisë së Punës së Shqipërisë.
Po këta janë një soj, një racë mashtruesish që kanë bërë atë shkollë, ata shkollën e bënin vetëm për këtë punë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …