Berisha: Është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës, por do dështojë edhe kjo!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kjo është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës, por ju garantoj se do dështojë edhe kjo!
“Slogani i protestës është sepse ne jemi pas opozitës ruse, bjelloruse, Mianmarit dhe Iranit, opozita e pestë në botë e arrestuar.
Kjo është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës. Po ju garantoj se siç dështoi çdo përpjekje tjetër, do dështojë edhe kjo.
Pse e them këtë? Sepse sot, lavdi Zotit, ka opozitë. Dhe pikërisht se ka opozitë, u morën këto masa.
Mirëpo beteja me idealet është shumë e vështirë. Nuk fitohet. Edhe këtë betejë do e fitojmë ne.
Cili është itinerari i protestës, atë nuk e di se nuk jam unë që merrem me itinerarin e protestës…
…Ne ecim me një program diskret, por në kohën e duhur do e merrni vesh.
Do ndodhë, ju garantoj se ka kaluar çdo masë. Në qoftë se xhelatë të ligjit dhe të drejtës mendojnë se mund të taposin afera të certifikuara 130 milionë euro, apo ai tjetri që e çojnë për hetim se nuk ka zbuluar konfliktin e interesit mes dy zyrtarëve që nuk ka asnjë detyrim për të zbuluar ai, nuk mund të tallen me një popull ata.
Ata veprojnë në këtë mënyrë për shkak të lidhjeve të tmerrshme që kanë me krimin dhe ne do ngrihemi.
Ata kanë një besim, pushteti gjyqësor në botën e qytetëruar nuk vjen nga zgjedhjet në tërësi, vjen nga besimi që i japin pushtetet e tjera se do zbatojnë ligjin. Dhe ky besim përbën detyrim madhor për respektimin e tyre. Por kur ata shkelmojnë këtë besim dhe e përdorin për qëllime politike, të pasurimit të tyre, ata meritojnë të trajtohen si armiq të ligjit dhe të drejtës.
Nuk mund të ndodhë kjo. Çon strajcat Erion Veliaj te këta dhe ata e amnistojnë.
Ne prandaj i sqarojmë qytetarët dhe qytetarët janë të revoltuar shumë. Ka një revoltë shumë të madhe të qytetarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Akuza/ Si Plarent Ndreca i dha tenderin mikut të Sandër Lleshajt

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca i cili është marrë i pandehur …