Berisha: Të enjten do jem kudo, në sallë, jashtë salle, te qytetarët! Në betejë pa kthim!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, të enjten do jem kudo, në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo, në betejë pa kthim…

“Protesta e kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer.

Ta them unë, se pakkush mund të ketë një arkivë më të pasur se kam unë.

Për rrethanat që u thirr, ajo ishte një protestë e shkëlqyer.

Kjo tjetra, ka një gjë, se duhet të kuptohemi. Kompleksiteti rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë në protestë dhe ne e kemi shumë të qartë këtë punë.

Për ne e rëndësishme është që nisëm tani protestat për të mos i ndaluar më gjer ditën e fitores mbi narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo ka rëndësi.

Ku do jem unë atë ditë? Kudo do jem unë. Pantotenik. Në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo.

Në betejë, betejë pa kthim!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Televizioni në SHBA jehonë protestës: Berisha tha se, beteja është e pandalshme deri në rrëzimin e Ramës

Mediat e mëdha ndërkombëtare po raportojnë intensivisht për mosbindjen civile të opozitës shqiptare. Një nga …