Berisha: Zgjedhjet në Shqipëri ishin edhe më të këqija se në Serbi!

Kryetari i PD, Sali Berisha than ë konferencën për shtyp se, zgjedhjet në Shqipëri ishin edhe më të këqija se në Serbi, prandaj ne po luftojmë.
“Ne kemi marrë koston më pozitive nga qytetarët, sepse qytetarët e panë pas kaq vitesh se kanë opozitë të vërtetë.
Ata që menduan të lënë Shqipërinë pa opozitë, dështuan dhe kjo është fitore e madhe për çdo shqiptar që i beson vlerave.
Kostoja tjetër është e njohur publikisht. Por kjo nuk do na ndalojë ne për të denoncuar në çdo qelizë vjedhjen, trafiqet e drogës, lidhjet me krimin të Edi Ramës dhe balozëve, anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale që ai drejton.
Unë e kuptoj që kanë njëlloj mbrojtje, por kjo nuk e pengon opozitën për të mbushur detyrën e tyre.
Ju i patë reagimet që u bënë për zgjedhjet në Serbi dhe jam i bindur se Aleksandër Vuçiç nuk ka bërë zgjedhje të lira, ka plaçkitur vota, nuk kam dyshim se është vëlla siamez me Edi Ramën.
Por nga ana tjetër ju garantoj se në Shqipëri kanë qenë edhe më të këqija zgjedhjet.
Ndaj dhe ne po luftojmë, po bëjmë betejën tonë.
E rëndësishme është se shqiptarët e shohin çdo ditë që kanë një opozitë në këmbë që qëndron për interesat e tyre”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Vendimi për mbylljen e Tik Tok-ut, dështim dhe mosmarrje përgjegjësi për vitin më të errët të arsimit!

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula Teatri i ministres së …