Gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar nga detyra në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali Berisha, por ajo vazhdon të jetë në sitemin e drejtësisë dke e fshehur këtë masë ndaj saj. Edhe pse prej disa ditësh në media është publikuar edhe dokumenti i shkarkimit të saj, Gjoka nuk pranon të prononcohet për këtë skandal.
Ndërsa refuzonte të sqaronte opinionin publik nëse ishte shkarkuar në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali Berisha, gjyqtarja Irena Gjoka, nuk heziton të fsheh as luksin. Në tryezën “Performanca, Llogaridhënia dhe Raportimi në Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme u paraqit e veshur me një pallto që në dukje luksoze. Gjyqtrja Irena Gjoka mbante të veshur një pallto ngjyrë bezhë e markës Prada, një markë e shtrenjtë për qytetarët shqiptarë.
Syri Tv bëri një verifikim për çmimin e palltos që mbante veshur gjyqtarja, dhe nga një kërkim i thjesht rezultoi se ajo kushtonte rreth 3 mijë euro, apo saktësisht 2982 euro. Jo rrallë herë këto veshje i kemi parë në pasarela mode apo njerëz të biznesit, por kostoja e saj duket e pajutifikueshme për një gjykatëse, pasi vlera e saj kalon edhe rrogën mujore. Por ndërsa pë raksesorët e luksit, gjyqtarja irena Gjoka mund të japi një argument, ajo që gjyqtarja ka detyrim të sqaroj për opinionin public është fakti nëse ka qenë e shkarkuar në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali berisha, nëse e ka deklaruar në procesin e Vetingut dhe nëse është në kushtet e konfliktit të interesit, siç faktohete dhe nga dokumentet zyrtare.