Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka paraqitur para gazetarëve dokumentet për inceneratorin e Tiranës. Këlliçi tha se, prokurorët cungojnë dhe nuk citojnë materialet zyrtare, raportin e KLSH-së të vitit 2019.
“Që të jemi të qartë që në pikënisje të sqarimit që do bëjmë të raportit të KLSH-së të vitit 2019, duam të ju sqarojmë që nuk kemi aspak si qëllim që të anatemojmë figurat e prokurorëve dhe të jemi shumë të qartë se veprat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit duan kohë dhe metoda speciale.
Por faktet dhe provat tregojnë të kundërtën se nuk është bërë asnjë hetim me metoda speciale, por në fakt prokurorët as nuk e citojnë materialin zyrtar, madje e cungojnë.
Këtu do të paraqesim disa përfundime të raportit konfidencial të KLSH.
Nga auditimi konstatohet se Ministria e Financave për pjesën e projektit të financuar nga njësitë vetëvendore është shprehur pa koment duke mos e kundërshtuar projektin, bazuar vetëm në ‘dakordësinë në parim mbi studimin e fizibilitetit’, të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit të Këshillit Bashkiak përkatës si autoritet kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxehit.
Në lidhje me këtë konstatim nga ana e Ministrisë së Financave janë paraqitur observacione me shkresën numër 5929/9 të datës 28/08/2019 në të cilën është sqaruar se;
Ministria e Financave me anë të shkresës nr. 13118/7 protokolluar në datën 2.03.2017 i ka kërkuar autoritetit kontraktues, që duke qenë se në studimin e fizibilitetit është shprehur se, Qarku i Tiranës është financuesi i këtij projekti, të marrë miratimin me shkrim nga ky qark.
Me anë të shkresës numër 8275/1 e protokolluar në datën 27.03.2017 të Bashkisë Tiranë, të përcjellë në MFE.
Ministria e Financave nuk mund të miratojë një projekt për të cilin nuk është paraqitur përfshirja në buxhetin e miratuar të njësive të vetëqeverisjes vendore të fondeve që implikojnë zbatimin e projektit.
Miratimi i buxhetit të njësive të vetëqeverisjes vendore kryhet nga Këshilli Bashkiak sipas përcaktimeve të bëra në ligjin numër 139 i vitit 2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’ në nenet 9 dhe 54 në të cilin janë përcaktuar
Neni 9
Të drejtat dhe përgjegjësitë …
c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;
Neni 54
Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
-Mbi marrjen e miratimit nga palët e treta të përfshira në projekt.
Dhënia e miratimit nga të gjitha njësitë vendore të qarkut të Tiranës.
Qarku i Tiranës përfshin katër njësi vendore që nuk janë shprehur në lidhje me dakordësinë me këtë projekte dhe jo vetëm Bashkia e Tiranës. Për rrjedhojë miratimi i këtij projekti është dhënë pa marrë konfirmimin nga strukturat e përfshira në projekt dhe organet përkatëse vendimarrëse për qëllimet e buxhetit.
Ministria e Financave ‘është shprehur pa koment’ për projektin koncensionar/PPP dhe nuk e ka kundërshtuar projektin megjithëse nuk ka pasur konfirmim nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore të prekura nga ky projekt në lidhje me garantimin e sasive minimale të mbetjeve të trajtuara që do të trajtohen nga projekti.
Kalojmë edhe në një tjetër fakt, që nxjerr gënjeshtrat e kryetarit të bashkisë Tiranë.
Grupi i auditimit sqaron se sikurse është cituar në sipër në konstatim, në studimin e fizibilitetit është përcaktuar vetëm skenari i mungesës së plotësimit të sasisë minimale të mbetjeve të garantuara, rast për të cilin ishte parashikuar që të ketë risk të mbartë përsipër sektori publik duke paguar një shërbim të paafruar.
Në lidhje me skenarin e tejkalimit të 700 tonëve në ditë, rast për të cilin nuk është kryer asnjë analizë në lidhje me efektin financiar në buxhetin e shtetit, duke marrë në konsideratë eksluzivitetin e trajtimit të mbetjeve të qarkut Tiranë për koncensionarin”, u shpreh Këlliçi.
Check Also
Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit
Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …