Në fillimin e viteve ’90 shpërbërja dhe çartikulimi i perandorisë sovjetike i shtynë shumë të konsideronin se tashmë historia e botës nuk duhej të rezervonte më surpriza të mëdha, të paktën për horizontin kohot në atë moment të parashikueshëm. Modeli i zhvillimit i konotuar nga demokracia politike dhe ekonomia e tregut kishte mbizotëruar mbi atë autoritar me ekonomi të planifikuar, duke demonstruar jo vetëm forcën, por edhe mungesën e pashmangshme të alternativave të këtij modeli. Politologu Francis Fukuyama ishte shprehur në terma milenaristike, duke folur për “fundin e historisë”, dhe shumë e patën besuar.
30 vite më vonë, kuadri që kemi përpara dhe që do të na mbesë për shumë vite në vazhdim nuk mund të jetë më i ndryshëm. Jo vetëm modeli i zhvillimit që dukej i pashmangshëm nuk ka triumfuar kudo, por pasqyra e madhe e ngjarjeve botërore është shkepur në shumë pika dhe sot ndodhemi përballë një krize globale për të cilën formulat e zgjidhjes duken çdo ditë e më të largëta dhe më komplekse. Nuk mund të jetë përveçse kështu, pasi një krizë mund edhe të jetë globale, por megjithatë kërkon aksione zgjidhëse në shkallë lokale të shumëfishta, por pastaj dhe sidomos shprehja “krizë globale” duhet specifikuar më mirë për të mos dhënë përshtypjen e gabuar. Faktikisht nuk bëhet fjalë për një krizë, por për shumë kriza, secila me karakteristikat e saj, kuadrin kohor dhe kompleksitetet e veta. Janë kriza me rreze të gjerë dhe, kur mblidhen, krijojnë një rrezik global.
Në raportin Macrotrends 2024 (një studim vjetor mbi tendencat e ardhshme, i realizuar nga Harvard Business Review Italia) jo rastësisht i quajmë “polikriza” apo kriza multifaktoriale dhe ravijëzojnë një kuadër të ri globalizimi të ndryshëm, me tensione të brendshme në rritje që evidentojnë një fragmentin gjithnjë edhe më akut në një kuadër multipolar. Se cilat janë krizat në zhvillim është përpara syve tanë dhe janë pa kurrfarë dyshimi tensionet shumë të rënda gjeopolitike që na paraqiten përpara dhe mbi çdo gjë tjetër.
Nëse deri më 7 tetor kriza më vonshme, e dhunshme dhe e kushtëzuar përfaqësohej nga lufta imperialiste ruse ndaj Ukrainës, sigurisht që sot është konflikti i rinovuar i Lindjes së Mesme që rivendikon primatin pak të lakmuar. Dy kriza me një koniukturë të përbashkët, pasi bëhet fjalë për konflikte që shkojnë shumë përjet konfliktit direkt midis dy konkurrentëve (në rastin e parë Rusia dhe Ukraina, në rastin e dytë Izraeli dhe Hamasi) plr shkuar drejt asaj që vetë Putini e ka evokuar si një “përplasje qytetërimesh”, duke përdorur shprehjen e krijuar 30 vite më parë nga Samuel Huntington.
Në anën “antiperëndimore”, faktikisht Rusia nuk është më e vetme pasi nganjëherë prapa krahëve dhe nganjëherë përkrah ka vende të tjera si Kina, Koreja e Veriut, Irani dhe përkrahës të tjerë pak të dashur nga Perëndimi me drejtim amerikan. Në mënyrë të ngjashme, në konfliktin e ashpër të Lindjes së Mesme, Hamasi gëzon mbështetjen iraniane dhe të disa vendeve arabe, por në fakte edhe të të gjithë galaktikës islamike, me një konsensus që arrin të përfshijë fasha të mëdha të opinionit publik perëndimor, sidomos nga e majta. Në anën tjetër, nbë frontin e përbërë nga vende, që megjithëse të ndryshëm midis tyre, ndajnë modelin e zhvillimit perëndimor dhe shumë shpesh marrin pjesë në aleanca si të tipit ushtarak (NATO), ashtu edhe në institucione ekonomiko – komerciale të përgjithshme (OBT, FMN e të tjera), apo financiare dhe monetare. Intensifikohet kështu një konfrontim që larg nga të tentuarit për t’u zgjidhur në një negociatë të arësyeshme të përbërë nga kompromise prej të dyja palëve, po zgjerohet e po thellohet rrezikshëm, duke e lënë pjesën tjetër të botës të shpresojë se nuk duhet arritur kurrë në një konfrontim globaë vendimtar. Në një kontekst global tashmë të prishur prej kohësh nga konfrontimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, valët goditëse e konflikteve në zhvillim pasqyrohen në shumë sektorë të tjerë duke influencuar raportet komerciale, zgjedhjet e politikës ekonomike, strategjitë dhe politikat energjitike (që nga ana e tyre impaktojnë vetë zgjedhjet e investimit të institucioneve dhe personave, si edhe opsionet në dispozicionin e bizneseve.
Efektet e shpërbërjes apo fragmentimit e kuadrit të globalizimit mbizotërues nuk kanë filluar me luftën ruso – ukrainase, pasi që janë në zhvillim prej të paktën 20 viteve, por përshpejtimi është i padiskutueshëm. Në kontekstin global, ai multilateralizën që duke filluar nga fundi i Luftës së Dytë Botërore kishte mundësuar një rritje të pashoq në të gjitha vendet e botës, është megjithatë me diferenca të thella, kishte filluar tashmë të ngadalësohej. Konfrontimi i ri në të gjithë fushën midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, në progresion prej shumë vitesh, po gjeneronte tashmë riformulimin e aleancave në prizmin rajonal dhe rishfaqjen e një proteksionizmi komercial të përbërë nga objektiva të ruajtjes së ekonomisë dhe të teknologjisë kombëtare, por edhe sanksione ndëshkuese të prira që ta dobësonin dhe ta izolonin kundërshtarin. Një lojë me shumatore negative, që pashmangshmërisht nuk ka të bëjë vetëm me të dy superfuqitë, por përplaset edhe me homologët e tyre: Bashkimin Europian, Japoninë, Australinë dhe vende të tjera më të ndrojtura nga një perspektivë hegjemoniste kineze sesa nga ndonjë kushtëzim apo në ndonjë rast vasalizimi, të lidhur me fuqinë ekonomike dhe ushtarake amerikane. Ndërthurja e elementëve gjeoekonomikë, gjeopolitikë dhe teknologjikë, siç duhet të jetë gjithmonë e qartë, është krejtësisht e pandashme dhe po kuadron këtë çerek të parë shekulli, me shanse të shkëlqyera për ta karakterizuar edhe çerekun e dytë.
“Të paangazhuarit” e rinj
Kur në raport flitet për globalizim të fragmentuar apo për riglobalizim bëhet eksplicit referimi ndaj kuadrit tani të theksuar. Respektivisht të cilit duhet shtuar një komponent i mëtejshëm, ai që e quajmë të vendeve “të rinj të paangazhuar”, normalisht të vendosur në atë që sot e quajmë “Jugu global”. Të rinj sepse nuk përputhen me normën e atyre që 50 apo 60 vite më parë përbënin frontin e të paangazhuarve, të vendosur që të mos kushtëzoheshin nga përplasja direkte Shtetet e Bashkuara – Bashkim Sovjetik dhe në kërkim të një “rruge të tretë” që kishte karakter sa politiko – ideologjike, aq edhe ushtarak e ekonomiko – komercial. Fuqitë e mesme – të vogla të atëhershme kishin si objektiv parësor që të mos ishin si lule mos më prek nga përplasja midis të mëdhenjve dhe të fuqishmëve, por kishin mundësi të pakta të përfaqësonin një pol realisht të qëndrueshëm për shkak të dobësisë, individuale apo të grupit, në terma si politikë, ashtu edhe ekonomikë.
Sot të angazhuarit e rinj kanë karakteristika shumë më të rëndësishme, pasi që nëse dekada më parë kampionët përbëheshin nga Indonezia, Jugosllavia dhe Egjipti, sot kanë tiparet e Indisë, Brazilit, Turqisë dhe Afrikës së Jugut, domethënë vende që ose janë tashmë, ose janë në pragun e të bërit protagonistë të mëdhenj (deri gjiganteskë) të evolucionit të botës. Zgjedhja për të shmangur një lidhje të tepruar me njërin apo tjetrin front të fuqive të mëdha të sotme, ashtu si në të kaluarën, sjell refuzimin e rreshtimit të hapur, por më shumë se në të kaluarën shtyn që të përfitohet në mënyrë oportune nga avantazhet që njëri apo tjetri nga polet e mëdha mund të ofrojnë për ta zgjeruar orbitën e tyre. zgjedhje oportuniste që shpesh janë vetëm të përkohshme, në pritje që të manifestohet një ofrues më i mirë, por gjithmonë i paparashikuar, për të nxjerrë avantazh nga një situatë konfliktuale dhe e fragmentuar në rritje.
Ndryshim klimaterik dhe tranzicion energjitik
Nëse kjo është pasqyra e madhe gjeostrategjike tashmë mbizotëruese, me një numër në rritje çarjesh të vogla e të mëdha brenda vetes, mbi të përplasen shumë pika të tjera krizash me intensitet të ndryshëm që e bëjnë situatën globale gjithnjë e më komplekse dhe më pak të qeverisshme. Në vendin e parë është e arësyeshme të vendoset kriza klimaterike dhe tranzicioni energjitik i lidhur me të. Tema është jashtëzakonisht e gjerë e komplekse dhe jo rastësisht çdo investigim apo sondazh opinioni në njërin apo tjetrin shtet e vë në krye të gjithçkaje. Sigurisht, jo në mënyrë të përhershme apo ekskulzive, sepse shpesh në balotazh me një tjetër frikë tjetër të madhe e qytetarëve të të gjithë botës, ai i pabarazive, i poperizimit në pritje dhe i pasigurive mbi punën, tek të cilat do të kthehemi më poshtë.
Qysh nga 2014 Macrotrends ka analizuar tendencën në rritje të krizës klimatike dhe të politikave energjitike të kërkuara për të tejkaluar pakashumë pa u dëmtuar një pikë kthese hipotetike shumë herë të lajmëruar nga institucionet dhe nga shkenca si i afërt. Gjatë viteve u është vlerë miriada iniciativave dhe aksioneve të vëna në zhvillim për të realizuar një kalim pabesueshmërisht të vështirë, domethënë atë të dekarbonizimit të modelit të zhvillimit mbizotërues prej mbi 200 vjetësh në horizonitn e ngushtë kohor të vendosur si objektiv, domethënë 10 apo maksimumi 20 vitet e ardhshme. Përballë me atë që sot duket si një fenomen ngrohjeje globale në zhvillim dhe krejtësisht jo i evitueshëm, duhe të kihet parasysh se masat e adoptuara janë në pjesën më të madhe të pamjaftueshme dhe se në harkun kohor të parashikueshëm (10 vjet?) nuk do të jetë e mundshme të arrihen objektivat e konsideruara minimale për të shmangur pasoja të pakthyeshme.
Së fundi, nevojitet ta shtohet tema sanitare e madhe dhe shpesh pak e përcaktuar. Nuk ka dyshim se pandemia e madhe e viteve të kaluara, për më tepër jo ende krejtësisht e ezauruar, ka pasur një rol si aktiv, ashtu edhe pasiv, në kuadrin e polikrizës. Duke mbajtur gjithmonë në plan të parë, për kostot humane dhe ekonomike, miliona viktima të gjeneruar në të gjithë botën, duhen nënvizuar kostot edhe më të gjera të projektuara mbi sistemet shëndetësore të kapura në kohë thelbësisht të papërgatitur dhe sot të thirrura për të përballuar pandemi të mundshme të të njëjtit apo tipa të tjerë. Politikat shëndetësore kanë pësuar një impakt negativ të mbivendosjes së konfliktit imperialist ruse, por nga ana e tyre koordinohen gjithnjë e më shumë me politika lidhur me ndryshimin klimaterik dhe me nevojat e paraqitura nga tranizicioni energjitik.
Punë, ekonomi dhe teknologji
Kuadri ekonomiko – financiar dhe ai komercial global e ndjejnë në mënyrë specifike efektet e krizës deri më tani të thirrura dhe e ushtrojnë në mënyrë spekulare influencën e tyre. Për të ardhmen e parashikueshme, mbi perspektivat e rritjes peshojnë disa faktorë që kanë marrë rëndësi më të madhe në vitet e fundit si një nivel i lartë borxhi i brendshëm dhe i jashtëm në shumë vende, një rikthim i inflacionit i lidhur me shtrenjtimin e resurseve, por edhe me presionin e kostove të shërbimeve të ndryshme ndërkombëtare (logjistikë, transporte) dhe një ngurtësim pasues i politikave monetare pas një dekade lehtësimi, me rritjen e pashmangshme dhe të lidhur e përqindjeve të interesit. Më shumë në periudhë afatgjatë, veprojnë faktorë më strukturorë si plakja e popullsisë në vendet më të avancuara (por tashmë edhe në Kinë), përshpejtimi i politikave të luftimit të ndryshimit klimaterik dhe intensifikimi i programeve të tranzicionit energjitk, siç u përmend më parë. Pra, një kuadër me rritje të vogël dhe kompeksitet më të madh, në një kontekst global më pak koheziv dhe në një treg global më të fragmentuar, ku bizneset duhet të realizojnë strategjitë e tyre të rritjes dhe të kompetivitetit.
Një faktor i mëtejshëm me shtrirje më të gjerë dhe intensive duhet mbajtur parasysh dhe futur në kuadër dhe është ai i përfaqësuar nga zhvillimi teknologjik, gjithnjë e më i shpejtë dhe i gjithanshëm dhe me në qendër një përshpejtim të penetrimit të dixhitales, sidomos i inteligjencës artificiale.
Mbi efektet me rreze të gjatë të impaktit të teknologjive, për hir të së vërtetës, nuk ka një konsensus të përgjithshëm. Konfrontohen dhe jo nga sot dy vizione të kundërta që në versionin më pak optimist shikojnë një efekt të kufizuar të teknologjive edhe revolucionare mbi produktivitetin dhe zhvillimin ekonomik, si edhe në atë më optimist efekte jashtëzakonisht virtuoze në terma jo vetëm produktiviteti, por edhe të çlirimit të punës nga detyra të rënda dhe pak shpërblyese, thelbësisht frut i një hyrjeje të fortë të inteligjencës artificiale, sidomos të asasj gjeneruese, si në bizneset e prodhimit, ashtu edhe atë të shërbimeve.
Debati mbi këtë temë është kaq i rëndësishëm dhe intensiv, pa që kjo të mundësojë sot të kihen siguri mbi efektet afatgjata mbi bizneset dhe mbi punën e teknologjive në evolucion mjaft të shpejtë.
(nga Aspen Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA