Rriten çmimet, por jo pagat dhe pensionet

Paga mesatare mujore bruto u rrit me 8.2% vitin e kaluar, por teksa niveli I inflacionit ishte 6.7%, rritja reale në rang vendi ishte në fakt vetëm 1.5%. Sipas të dhënave të INSTAT, nga 12 qarqe, 9 prej tyre u janë rritur pagat më pak se vlera e shtrenjtimit të shportës së konsumit, duke implikuar kështu që në fakt paga reale ka pësuar rënie krahasimisht me vitin 2021.

Presionet mbi tregun e punës duket se nuk kanë pasur efekt tek ndryshimi i pagave, që në shumicën e qarqeve të vendit kanë pasqyruar vlera të ulëta ndryshimi. Rënie më të madhe ka pasur qarku i Kukësit, ku pagat u rritën vetëm 2.7% por krahasuar me impaktin e inflacionit të lartë, ato zbritën me 4%.

Rritje reale të pagave pësuan vetëm qarqet e Tiranës dhe Durrësit, ku pagesa mesatare u rrit përkatësisht me 11 dhe 9 % dhe krahasimisht me inflacionin, në Durrës për 2022 u rrit vetëm me 4.3% dhe në Tiranë 2.3%. Paga mesatare në rang vendi për vitin e kaluar ishte 61.898 lekë. Qarku i Tiranës renditet i pari në vend për pagesa më të larta, mesatarisht prej 69.743 lekë. Ndërkohë, Shkodra dhe Lezha kishin rrogat më të ulëta afërsisht 49.223 lekë dhe 49.711 lekë.

About Redaksia

Check Also

Tuneli i Llogarasë që kushtoi 140 milionë euro prej 5 muajsh i mbyllur

Pas një hapjeje të bujshme gjatë sezonit veror 2024, tuneli i Llogarasë, që kushtoi mbi 140 milionë …