Standardi që po përdoret ndaj Sali Berishës nuk është përdorur kurrë në 32 vite!

Kryetari i PD tha se, standardi që po përdoret ndaj Sali Berishës nuk është përdorur kurrë në 32 vite! Ai tha se, prokurorët po të kishte një fakt, një argument, një dokument, ata ishin të detyruar t’i paraqisnin para shqiptarëve.
“Tipike e shtetit policesk. Tipike!
Nëse kërkon heqjen e imunitetit të një deputeti, ligji i parlamentit thotë se ajo bëhet bazuar në prova, fakte, dokumenta.
Nuk ka asnjë nen që pranon se parlamenti mund të vihet para faktit të kryer, që të legjitimojë vendime antikushtetuese.
Unë besoj se për çdo shqiptar është bërë e qartë se standardi që përdoret ndaj Sali Berishës nuk është përdorur kurrë në 32 vite.
Janë vendimet e gjykatave në rastet e mëparshme kur është kërkuar kjo gjë dhe gjykatësit kanë refuzuar, kanë shkruar në vendimet e tyre se kjo nuk mund të bëhet pa miratimin e parlamentit.
Gjetën një gjykatëse të shkarkuar nga unë për vepra të caktuar në vitin 1996 dhe me një kompleks problemesh, qoftë në veting, qoftë të tjera, e cila faktikisht rishkruajti në tavolinën e saj, së bashku me Millonain dhe Krajën, nenin 73 të Kushtetutës.
Unë e them që veprova shumë drejt, nuk iu nënshtrova shkelmimit të parimit të Kushtetutës, rrëmbimit të pushtetit të parlamentit nga mercenarë që zbatojnë urdhra politikë.
Po të kishte një fakt, një argument, një dokument, ata ishin të detyruar t’i paraqisnin para shqiptarëve.
Por ata nuk kanë asgjë sepse në të gjithë atë proces nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës, nuk ka asnjë vendim të personalizuar, përveç noterizimit të vendimit të Edi Ramës, të cilin unë isha i detyruar ta bëja në zbatim të ligjeve. Përndryshe shpërdoroja detyrën po ta bëja. Po unë nuk jam nga ata që shpërdoroj detyrën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shkurtohen me 34 milionë euro fondet për arsimin dhe shëndetësinë

Arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë të nënfinancuar në vendin tonë dhe nga ana tjetër …