Deputeti i PD, Flamur Noka nga studioja e emisionit “Ora Betit” në “Ora News” i bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen opozitës në protestën e së enjtes para Parlamentit.
“Ne jemi këtu ashtu siç bëmë në vitin 1990 për të oërmbysur një regjim kriminal që ua kishte pirë gjakun shqiptarëve dhe e njëjta situatë është edhe sot, kundër një regjimi kriminal.
Pra, nuk jemi për veten tonë, pasi ne po sakrifikojmë gjithçka për një kauzë që ka të bëjë me të drejtën e demokracisë. Mosbindja civile kështu nis, me protesta të vogla për të mos e lënë pushtetin të qetë, por do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë.
Ashtu u bë edhe në 2021-n me 100 – 200 veta, pastaj u bënë lumë. Sot grupi parlamentar është tërësisht i bashkuar në gjithçka.
Shqiptarët duhet të na bashkohen sepse qytetarëve shqiptarë po iu mohohet çdo e drejtë, kemi një opozitë që po burgoset dhe po rrezikojmë të kthejmë monizimin në vend.
Ndryshe nga ai i mëparshmi ky është një monizëm kriminal, narko-regjim ndaj Shqipëria po vuan. Likuidimi i opozitës po ndodh, por nuk do ta lejojme”, theksoi ndër të tjera deputeti demokrat Flamur Noka.