Berisha: Ramës do t’i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha pas mbledhjes së kryesisë së PD se, vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij.

“Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë.

Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin.

U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën”, tha Berisha.

Pyetje: Është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit?

Sali Berisha: Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin.

Pyetje: Kordinatorët që do të përcaktohen, do të koordinoheni me z. Bardhi për të gjetur emra të përbashkët?

Sali Berisha: Natyrisht të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë.

Pyetje: Z. Berisha keni kaluar një ditë të gjatë…,

Sali Berisha: Dita e gjatë, por siç e sheh energjia ëhstë e mjaftueshme për të vazhduar këtë ditë.

Pyetje: A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim.

Sali Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton.

About Redaksia

Check Also

Berisha sjell të tjera prova tronditëse: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat ishin disa fjongo

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë për manipulim të …