Berisha: Asnjë vendim Gjykate nuk realizon dot ëndrrat e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë në selinë blu. I pyetur nga gazetarët se cila do të jetë lëvizja e radhëz, Berisha ka deklaruar se opozita është e vendosur për një “beteja pa kthim”.

“Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë. Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin. U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën” tha fillimisht Berisha.

Pyetje: Është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit?

Sali Berisha: “Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin”.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Përplasje në Kryeministri mes hetuesve të BKH dhe Gardës/ Rama konfirmon se nuk i lejoi

Oficerët të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar në Kryeministri dhe atje ka ndodhur …