Berisha: Krijohen postet e koordinatorëve si ndihmës të kryetarit të cilët do të merren me organizimin e partisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë prononcimit për mediat tek selia e PD, tha se, do të krijohen postet e koordinatorëve si ndihmës të kryetarit të cilët do të merren me organizimin e partisë.

Pyetje: Duke qenë se sot është vendosur riorganizimi i partisë …

Sali Berisha: Jo riorganizimi jo. Jo i partisë, sektori i organizimit, krijohen postet e koordinatorëve si ndihmës të kryetarit të cilët do të merren me organizimin e partisë nga një rajon secili.

Pyetje: A është Sali Berisha i pakënaqur me strukturën organizative të partisë…

Sali Berisha: Partia është në këmbë, por përmirësimi, dhe mund të them se kjo situatë kërkon disa ndryshime, përmirësime të mëtejshme. Partia nuk ndalet më.

Pyetje: Datë për protesta të tjera…

Sali Berisha: Padiskutim, data 27 është ditë proteste.

Pyetje: Do ta drejtoni ju atë protestë. Do të jeni ju te Gjykata e Lartë…

Sali Berisha: Ta shohim.

Pyetje: Analistët ngrenë pikëpyetje dhe thonë se nëse z. Berisha ka nisur përgatitjet nëse vendoset ‘arrest shtëpie’ të qëndrojë në seli. Keni një përgjigje për ta.

Sali Berisha: Gjithçka është e hapur. Më duhet këshilla e avokatit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …