Berisha me gazetarët: Rama do të marrë përgjigjen

Sali Berisha ka dalë këtë pasdite nga selia e PD dhe është drejtuar për në banesën e tij, teksa qëndroi aty për më shumë se tre orë, që pas mbylljes së seancës plenare dhe vendimit për heqjen e imunitetit të tij.

Berisha u tha gazetarëve duke qeshur se përsa se do të konsultohet “me avoketërit” sa i përket vendimit se ku do ta kryej masën e ‘arrest shtëpie’, nëse kjo do të jepet nga Gjykata, në banesë apo në selinë e PD.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës.

Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …