Berisha: Siç u zvarrit ati i tyre shpirtëror, do krrehen edhe këta nga pushteti!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga salla e Kuvendit se, siç u zvarrit ati i tyre shpirtëror, do krrehen edhe këta nga pushteti! Berisha tha se, do i bëjmë pluhur me lëvizjen tonë!
“Përpjekja që bënë me 9 shtator, kjo bandë me mafian ndërkombëtare të George Soros, dëshroi në mënyrën më spektakolare.
Sot opozita është në këmbë më shumë se kurrë. Sot kjo përpjekje do të arkivohet, do të dështojë me turp me përmbysjen e këtyre kriminelëve që janë sot në pushtet dhe që kanë shkatërruar Shqipërinë, shqiptarët më shumë se çdo pushtues tjetër në histori.
Këta ministra, ky kryeministër këta deputetë pasurohen si shushunja çdo ditë, çdo javë duke thithur gjakun gjakun e me të varfërve. Këta kanë përzënë nga Shqipëria 1.3 milionë banorë.
Këta i pret verdikti i madh i opozitës, i pret gjyqi i madh i kombit shqiptar dhe historisë së tij.
Këta të ardhme nuk kanë.
Sot kanë rreshtuar me dhjetëra gardistë dhe struken prapa tyre për të mbrojtur krimin e shëmtuar që kryejnë.
Por nesër, siç u zvarrit ati i tyre shpirtëror, do krrehen edhe këta nga pushteti dhe kam bindjen më të thellë se nuk ka forcë në botë që mund t’i pengojë shqiptarët për të rivendosur në piedestal idealet dhe vullnetin e tyre të lirë.
Sot pra është një ditë beteje, në të cilën ne do qëndrojmë.
Por kjo është edhe një ditë frymëzimi për ne, sepse atë që mendojnë ky grup narkotrafikantësh, ne do e bëjmë pluhur me lëvizjen tonë të fuqishme.
Ndaj dhe thirrja o sot o kurrë për të drejtat tona, për lirinë e votës, për fitoren e opozitës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …