I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ishte nënkryetari i PD, Luçiano Boçi. Boçi është shprehur se sot Shqipëria ka kaluar nga një vend demokratik me aspirata evropiane në një diktaturë e cila ka si qëllim eliminimin e opozitës.
“Nuk kishte surpriza, pritej që kuvendi ta jepte autorizimin, dhe madje disa mezi e kanë pritur këtë ditë që të realizonin hakmarrjen politike që e kanë akumuluar prej vitesh dhe sot u erdhi dita.
Shqipëria ka mbyllur kapitullin së qeni një shtet demokratik, evropian dhe tani futet në listën e atyre vendeve që kanë treg të lirë por janë diktatoriale si ato vendet aziatike, edhe pse kemi një aspiratë të madhe evropiane.
Pjesa tjetër që shoh është një lloj revanshi që shoh nga pasardhësit e atyre që u rrëzuan në vitet 90 dhe kërkojnë që ta fshijnë atë histori me këto veprime ndaj opozitës dhe deputetëve. Të gjithë regjimet që fillojnë e instalohen, instalohen në heshtje pritëse dhe të gjitha regjimet kanë frikë nga opozita e krimet më të madha i bëjnë në emër të së drejtës.
Futja e Berishës në një kufizim lirie për të goditur më shumë atë ka një përsëritje të atyre ngjarejve që e dërgojnë vendin drejtë diktaturës”, tha Boçi.