Garda me urdhër të Ramës nuk po lejon deputetët e opozitës të futen në sallën e Kuvendit

Edhe në këtë seancë, Edi Rama nuk po lejon deputetët e opozitës të futen në sallën e Kuvendit. Forca të shumta të Gardës së Republikës nuk po lejojnë deputetët e opozitës të futen brenda.

Edhe pse ligjvënësit demokratë thonë se ata po shkelin ligjin, forcat e gardës janë vendosur gardh para derës.

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani i cili nuk lejoi të futej në ambientet e Parlamentit tha se ishte përjashtuar 10 ditë, por as në seancën e sotme nuk u la të hynte në Kuvend.

“Këtu drejton Edi Rama, urdhëron Edi Rama.

Edhe deputetët e mazhorancës thonë jemi nën presionin e Edi Ramës. Jemi 10 deputetë, 7 janë në seancën e fundit dhe 3 në seancën e kaluar.

Rregullorja thotë 10 ditë, ne jemi 15 ditë të përjashtuar. Ne fjalën kemi. Kërkojmë komisionet hetimore, kërkojmë që reformën zgjedhore ta bëjmë bashkë”, tha midis të tjerash ai.

About Redaksia

Check Also

Gjenerali i Guardia di Finanza: Mafia shqiptare bashkëpunon në nivele të larta në pastrimin e parave

Nga Alba KEPI Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar …