Në ditën e gjykimit, FIFA dhe UEFA marrin një goditje të fortë, kjo pasi Gjykata Evropiane i dha të drejtë Superligës, duke i cilësuar vendimet e FIFA dhe UEFA-s si abuzues, dominues që kërkojnë ta kthejnë futbollin në monopol:
“Rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA) dhe Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) që e bëjnë çdo projekt për një kompeticion të ri futbolli klubesh, siç është Superliga, i nënshtrohet autorizimit të tyre paraprak dhe që i ndalojnë klubet dhe lojtarët që marrin pjesë në të, nën dënimin e sanksioneve, janë të paligjshëm. Kjo pasi kompetencat e FIFA-s dhe UEFA-s nuk i nënshtrohen asnjë kriteri që garanton natyrën e tyre transparente, objektive, jo diskriminuese dhe proporcionale. Po kështu, rregullat që i japin FIFA-s dhe UEFA-s kontroll ekskluziv mbi shfrytëzimin komercial të të drejtave që rrjedhin nga këto gara mund të kufizojnë konkurrencën, duke marrë parasysh rëndësinë që kjo e fundit ka për median, konsumatorët dhe publikun”, shkruan në vendimin e saj Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Pas vendimit të marrë nga Gjykata Evropiane, i menjëhershëm ishte reagimi i Superligës: Fituam të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s përfundoi. Futbolli është i lirë. Klubet janë të lira nga kërcënimet dhe sanksionet, lexohet ndër të tjera në reagimet e tyre.