Kryetari i PL, Ilir Meta, u pyet sot nga mediat nëse mendon se sot opozita është më e dobët dhe pavarësisht se ai deklaroi se nuk është i shqetësuar për pozicionin e tij përballë SPAK-ut, a mund të thuhet se kush e ka radhën, duke iu referuar qëndrimit se SPAK vepron me porosi politike?
Dhe Ilir Meta u përgjigj: Pa asnjë diskutim që porositë janë dhënë dhe jepen nga kongreset e partisë. Ato porosi janë publike, janë të qarta dhe përpjekje për të krijuar një iluzion sikur po goditen të dyja palët është edhe kjo një regji e Edi Ramës sepse edhe në kohën e komunizimit, goditeshin ministra, zv.kryeministra, kryeministra, por kjo nuk bënte gjë tjetër veçse i shërbente regjimit.
Edhe sakrifikimet e personave të caktuar nuk janë gjë tjetër veçse një regji për të vazhduar të gjitha aferat që vazhdojnë, me inceneratorë, me sterilizime, me gjithçka dhe dihet që përfituesi kryesor në të gjithë këtë histori aferash padyshim që është Edi Rama.”