Regjimi tmerrohet nga revolta popullore

Opozita ka thirrur protestë këtë të enjte në orën 9:30 tek Parlamenti, ndërkohë që regjimi ka rrethuar parlamentin me rreth 1 mijë forca policore.

Protestuesit e vendosur para Kuvendit, kanë tentuar që të çjanë kordonin e policisë, e cila është bërë ‘gardh’ para godinës.

Teksa në oborrin e Kuvendit ka mbërritur kryetari i PD, Sali Berisha, protestuesit e kanë shoqëruar atë, ndërkohë që janë penguar nga forcat e rendit.

Pak para nisjes së protestës mësohet se reth 800 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Raportohet gjithashtu se në perimetrin e Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Mbështetësi e Gazment Bardhit do të jenë në sallën e Kuvendit, po ashtu edhe ligjvënës të grupit të Berishës që nuk janë të përjashtuar nga punimet. Ndërkohë, në protestën e opozitës pritet të flasin deputetë të përjashtuar dhe jo vetëm, mbështes të Berishës, si dhe vetë ish-kryeministri.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit. Sakaq, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …