Sot më shumë kurrë duhet 100% mosbindje civile kundër këtij regjimi!

Nga Alba KEPI

Po!
Jo!
Abstebim!
Me 99.99% të votës deputetët e mazhorancës votuan pêr të eleminuar liderin e opozitës.
Po!
Jo!
Abstenim!
Me 99.99% e shpejtësisë së frikës, mes tymit të protestës e rreshtave policore që si dikur muri i bllokut iu ruante portat e oborrit, parlamentarët e pushtetit konfirmuan fobinë e tyre; opozicionin!
A thu me heqjen e mandatit të Berishës do zhdukin mega skandalet e qeverisjes së tyre?
Po!
Jo!
Abstenim!
Me 99.99% pro Deputetët e Partisë Komuniste, opss Partisë Socialiste votuan kundër votës së popullit opozitar.
A thu me largimin e Berishës nga Parlamenti do harrohen pasuritë kombëtare, prona publike, fondet e shtetit te grabitura me forcën e tyre të kartonit?
Po!
Jo!
Abstenim!
99.99% votuan pro e me bisht ndër shalë lanë sallën e Parlamentit e vulosën me turp historinë e Parlamentarizmit Shqiptar.
Po!
Jo!
Abstenim!
Sot më shumë kurrë duhet 100% mosbindje civile kundër një regjimi të tillë parlamentarizmi e qeverisjes që ka centralizuar ekonomi, drejtësi, media, sistem legislativ, ekzekutiv e gjyqësor!
Po!
Jo!
Abstenim!
Kundër milicisë së Parlamentarizmit Shqiptar?!

About Redaksia

Check Also

Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE

Nga Genc POLLO Në fillim për qenin… “Si qeni që kthehet tek të vjellat e …