Nga Gent STRAZIMIRI
Në raport me lirinë, me të drejtën dhe të padrejtën, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor, kjo shoqëri vazhdon të jetë e ndarë në dy pjesë, njësoj si në kohën e “Murit të Berlinit”.
Ndahet masivisht në
*ata që nuk rrijnë dot pa një “ambasadë sovjetike”
dhe në
*ata që presin “të zbarkojnë aleatët”…
Dhe kjo, pavarësisht nëse në kohën e “Murit të Berlinit” kanë qenë me krahun e “ambasadës sovjetike” apo me atë të “zbarkimit të aleatëve” …
Vazhdon e ndarë kësisoj kokëfortësisht dhe, pret…
Pret, edhe pse ka 34 vjet që në Berlin nuk ka më mur, edhe pse nuk ka më as Bashkim Sovjetik e kësisoj as aleatë…
Pret lirinë… megjithëse ka 34 vjet në … liri…
KAQ!