Veliajt “i vihen prangat” live në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Rreth dy javë më parë, SPAK lëshoi urdhër-arrestet e oara për aferën e inceneratorit të Tiranës, por kryetarit i Bashkisë Erion Veliaj, mbeti sërish “i papreksh╒m”, duke mosngritur asnjë akuzë ndaj tij, edhe pse ai konsiderohet si personi kyç në atë aferë korrupsioni nga opozita.

Nisur nga kjo situatë, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka “dhuruar” live një palë pranga kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Blushi i ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, teksa shkruan se prangat janë dhurata që Veliaj meriton për Vitin e Ri për aferën e inceneratorëve.

“Dhurata që meriton për Vitin e Ri për aferën e inceneratorëve. Prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale,janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite, janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara, janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji!”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak zgjati vetëm 2 minuta, pasi u pezullua nga kryetarja Romina Kuko, teksa u miratua buxheti për vitin 2024.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …