Berisha: Këto Krishtlindje festuam në diktaturën e bandës!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në faqen e tij sociale, Facebook tha se, këto Krishtlindje festuam në diktaturën e bandës.
“Edhe njëherë nga zemra uroj gëzuar Krishtlindjet.
Sot unë kam zgjedhur të bisedoj me miqtë e mi në rrjetet sociale.
Ajo çka unë mund të theksoj se ne festuam këto Krishtlindje në diktaturën e bandës, të udhëhequr nga Edi Rama.
Kjo diktaturë nuk ka në bazë ideologjinë marksiste-leniniste, nuk shpall forcë lëvizëse luftën e klasave, por kjo diktaturë ka si forcë kryesore lëvizëse aleancën me krimin e organizuar dhe drogën.
Në këtë vend, krimi dhe kreu i tij, Edi Rama, vendosin kudo, vendosin në rrugë, në qelitë më të sigurta të burgjeve, në parlament, në prokurori, në ekzekutiv dhe në çdo skutë të këtij shteti.
Kjo aleancë ka fshirë ose ka shndërruar në letër të vdekur, ligjet e mira, demokratike që u hartuan dhe u miratuan në këto dekada. Për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut, për të garantuar pronën, për të garantuar dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin e vendit.
Kjo aleancë vendosi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Kjo aleancë dikton sot me forcën më të madhe rezultatin e zgjedhjeve. Imagjinoni në Shkodër se si i përmbys rezultati nga bandat e blinduara të qeverisë dhe ministrave të saj në bashkëpunim.
Në këtë aleancë pra, krimi, droga, hanxharët e krimit shndërrohen në vota dhe vota përsëri shndërrohet në krim.
Në këtë aleancë, opozita nuk mund të tolerohet, asaj i mohohen të drejtat elementare kushtetuese”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Toma ia mbathi! Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan se, Tom Doshi ka ikur ng Shqipëria pasi SKAP …