Berisha: Komisione hetimore do paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, komisionet hetimore do paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj.
“Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama, i mohoi në një mënyrë skandaloze, të pashembullt, deputetëve të opozitës të drejtën e komisionit hetimor parlamentar, i cili duhet të jemi të hapur, është e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme. Dhe pa diskutim që ato komisione në epiqendër do kishin Edi Ramën.
Do kishin megavjedhjet e tij qindra milionëshe në aferat e sterilizimit, në aferën e checkupit, në aferat e energjetikës dhe në një seri aferash tjera.
Por ato, komisionet do kishin objekt hetimi vjedhjet familjare të tij. Në mënyrë të përsëritur, PD ka denoncuar thjeshtrën e cila fiton në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjit, me dhjetëra tendera nga pushteti i njerkut të artë. Dhe njerku i artë nuk pasqyron prej tetë vitesh në formularin e tij të deklarimit të pasurive, asnjë qindarkë nga fitimet marramendëse të thjeshtrës, e cila ka fituar për shkak të pushtetit të njerkut me dhjetëra e dhjetëra tendera.
Në vend të hetimit, Edi Rama ka zgjedhur bllokimin e hetimit dhe mashtrimin e shqiptarëve se ajo nuk është pjesë e familjes sime. Thjeshtra është vajza e Linda Ramës dhe në të gjitha ligjet e vendit është pjesë e familjes Rama.
Para 4 vitesh, Rama e pranonte të tillë, kurse tani që i dalin në dritë të gjitha abuzimet, ai refuzon.
Këto komisione do të paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj, e cila ka shumëfishuar të ardhurat gjatë këtyre viteve në një konflikt interesi, pasi merr fonde nga donatorët dhe zhvillon projekte me qeverinë. Natyrisht këtu ajo shuan çdo shans për konkurrencë të ndershme, shuan çdo shans që dikush tjetër ta bënte projektin shumë më mirë.
Pra, jemi në këtë situatë në të cilën ai i mbyll derën komisioneve hetimore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …