Opozita ka mbështetje të padiskutueshme, por mos prisni që ndërkombëtarët të protestojnë për ne

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, opozita ka pasur dhe ka mbështetje të padiskutueshme! Ai tha se, mos prisni kurrë që ndërkombëtarët të protestojnë për ne.
“Ajo që mund të them unë, opozita ka pasur dhe ka mbështetje të padiskutueshme.
Nuk besoj se- të flasim haptas- se ka mbështetje më të madhe se t’i thuhet jo në Bruksel dhe t’i nxirret kartoni i kuq.
Dhe kartoni i kuq Edi Ramës iu nxor jo siç gënjen ai në radhë të parë për Belerin, por iu nxor në radhë të parë për qëndrimin që mban ndaj opozitës.
Por ne duhet të dimë të lexojmë qëndrimet.
Së dyti, faktori ndërkombëtar është shprehur jo me një, por me disa deklarata të hapura, të qarta.
Por duke thënë këtë, duhet t’u them se askush, cilido qoftë, nuk do vijë as të protestojë për ne, as të bëjë mosbindje civile për ne. Atë e kemi në dorën tonë.
Dhe ju garantoj se sa më të fuqishëm të tregohemi ne në protestën, aq më e madhe do jetë mbështetja jonë.
Natyrisht komuniteti ndërkombëtar ka mekanizmat e vet të veprimit, por në asnjë rrethanë mos prisni ju se njeri do vijë të protestojë për ne. Një akt i tillë vë në dyshim përgjegjësinë tonë ndaj vendit. Një akt i tillë vë në dyshim botëkuptimin tonë ndaj demokracisë.
Ne duhet t’i dalim zot me një protestë të fuqishme në parlament. Ne ia dolëm të pushtojmë lajmin botëror dhe kjo është një fitore e jashtëzakonshme. Ne ia dolëm të bëhemi çështje në kancelaritë e mëdha, por këto janë të vërteta të të cilat duhet të na ftojnë ne të mobilizohemi me të gjithë potencialin tonë.
Urdhëro, në një situatë jo kaq dramatike sa ne. Se Vuçiç nuk hoqi njeri, nuk përjashtoi nga listat e emrit, kryetarin e opozitës. Aleksandër Vuçiç nuk hoqi emrin e partisë nga lista, por ata u futën në parlament dje.
Në rast se ne ngrihemi, ne sigurisht bëhemi zëri jo vetëm i ndërgjegjes demokratike të shqiptarëve, por i ndërgjegjes demokratike të popujve të lirë në botë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …