Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Prokuroria nuk solli asnjë dëshmi për fajësinë e Sali Berishës. Berisha tha se kjo është një diktaturë!
“Në kushtet e krijuara, kjo është një diktaturë.
Në qoftë se unë kam refuzuar vendimin, e kam refuzuar për të krijuar mundësitë që ju të shihni se ky është një shtet diktatorial, në të cilin nuk përfillet asnjë ligj, asnjë parim, nuk përfillet Kushtetuta.
Pra, vendimi i gjykatës është fund e krye antikushtetues.
Po marr vetëm një moment, momentin e heqjes së imunitetit nga parlamenti. Sali Berisha ka qenë promotor i abrogimit të nenit të imunitetit nga Kushtetuta në vitin 2012. Dhe jam prapë edhe sot të votoj.
Por nenin e refuzoi në mënyrë kategorike Edi Rama. Neni u zbatua në të gjitha rstet, kur organet e drejtësisë kërkuan heqjen e imunitetit.
Si u veprua në rastin e Sali Berishës.
Si kurrë ndonjëherë, prokuroria në vend të dosjes, për arsye se nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dëshmi që të faktojë fajësinë e Sali Berishës apo Jamarbër Malltezit, për arsye se gjithçka është bazuar mbi mashtrimin, nuk dërgoi asnjë provë në komisionin parlamentar. Dërgoi vetëm vendimet që kishte shkruar gjykatësja Gjoka në konflikt të plotë interesi.
Komisioni vetë votoi në unison, parlamenti i cili sipas ligjit dhe Kushtetutës, duhej të lexonte mendimin e shumicës dhe pakicës dhe t’i jepte fjalën deputetit të interesuar, shkeli çdo ligj dhe rregull.
Kur unë kërkova fjalën me kusht që garda të dilte jashtë, unë nuk mund të pranoja një proces sikur të isha në një kazermë ushtarake dhe jo në një parlament, pra unë kërkova thjesht që të dilte garda jashtë që unë të merrja fjalën.
Kolegët e mi, që ishin në mosbindje civile, kërkuan të njëjtën gjë.
Linda e parlamentit, pa lexuar as raportin, as opinionet, pa dëgjuar të interesuarit, në një akt skandaloz antikushtetues, kërkoi votimin.
Pra, në këto kushte gjithçka zhvillohet si në një diktaturë”, tha Berisha.
Check Also
Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit
Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …