Qëllimi i dhëndërrit të Erdoganit nuk është t’i përdorë dronët për ndryshimin e natyrës së luftës, por raportin e turqve me shkencën dhe teknologjinë. Formimi dhe rritja e një lideri, midis Elon Musk dhe Maverick. Mundësia konkrete e zëvendësimit të sulltanit.
Në majin e 2022 revista “New Yorker” boton një artikull me titull elokuent: «Droni turk që ka ndryshuar natyrën e luftës». Revista amerikane përcjell në vëmendjen e përgjithshme një fenomen që hyn në imagjinatën perëndimore me episodet e marsit 2022, kur punonjësit e kopshtit zoologjik të Kievit festojnë lindjen e një lemuri dhe e quajnë Bayraktar, pasi që edhe një këlysh pastori gjerman, prej të lehurës me saktësi kundër armikut, kishte marrë të njëjtin emër. Këto ngjarje synojnë të shënojnë efikasitetin e dronit Bayraktar Tb2, të përdorur tashmë në Donbas kundër forcave ruse. Midis shërbimeve gazetareske, deklarimeve të Forcave të Armatosura ukrainase dhe këngëve motivuese kushtuar armëve, performancave të dronëvë të furnizuar Ukrainës nga kompania turke Baykar gjenerojnë oadyshim eksitim në fazën e parë të pushtimit rus. Gëlojnë iniciativa pakashumë zyrtare, sidomos në Lituani e Poloni, por edhe në Norvegji e Kanada, për të mbledhur fonde me qëllim që ti jepet Ukrainës numri më i madh i mundshëm i dronëve Bayraktar Tb2. Gjithçka sipas silogjizmit të titullit të “New Yorker”: duke qenë se droni turk ka ndryshuar luftën, rritja e numrit të dronëve në dispozicion të Kievit mund t’i japë një drejtim të saktë rezultatit të luftës. Bëhet fjalë për një obsesion të tepruar. Qysh në 2022 tregohet me të drejtë se në teatra të tjerë, duke filluar nga ai libian, dronët turq nuk kanë luajtur një rol vendimtar dhe me siguri lufta bashkëkohore nuk ka arritur të përfitojë reduktimin e konflikteve vetëm me këto instrumenta.
Dikush, në ndërmjet, gëzon vëmendjen e gjeneruar nga hiperbola e dronëve. Është Selçuk Bayraktar, kreu i teknologjive të kompanisë së familjes Baykar, e themeluar nga babai Özdemir më 1984 si Baykar Machina. Historia e Özdemir është pjesë përbërëse e këtij miti biznesi. Djali i një peshkatari, studion në Universitetin Teknik të Stambollit, ku diplomohet në fillimvitet ’60. Me gruan e tij Canan, e diplomuar në Ekonomi, ka tre djem: Haluk, Selçuk dhe Ahmet. Pas përvojave të tij të para në industritë manifakturiste turke, themelon Baykar Machina për të pasur një rol në zhvillimin e automobilave kombëtare. Përveç karrierës së tij të biznesit, Özdemir ndjek një interes të gjatë në aviacion, që ua transmeton djemve dhe sidomos Selçuk, i lindur në 1979. Mënyra me të cilën kompania Baykar rrëfehet, akoma më shumë në atdhe sesa jashtë tij, këmbëngul shumë mbi aftësitë e teknike të themeluesit, mbi cilësitë e tij prej dizajneri, sepse pikërisht kjo, siç do ta shikojmë, është tema në qendër të projektit të Selçuk. Një program në kuptimin e vërtetë të fjalës, që babai – i cili ka ndërruar jetë më 2021 – e ka bërë të mundur dhe që djemtë mund e duan ta vazhdojnë ta përsosin. Si fëmijë, Selçuk ndjek të atin në pasionin e tij për fluturimin amatorial dhe statusi i familjes së tij i mundësojë të hyjë në një arësim të nivelit të parë, duke e marrë diplomën në American Robert College të Stambollit. Prej aty, studion për Inxhinieri pranë Universitetit Teknik të Stambollit dhe hopin e madh në Shtetet e Bashkuara, fillimisht pranë Universitetit të Pennsylvania dhe më pas në Massachusetts Institute of Technology (MIT). Kur në vitin 2004, vëllai i madh Haluk fillon të punojë në Baykar për t’ia modernizuar portofolin e produkteve dhe për t’i dhënë rolin në zhvillimin teknologjik turk, Selçuk është ende një kërkues që shkruan paper dhe artikuj shkencorë, por edhe një mysliman i zjarrtë që e ka mirë në mendje objektivin e kontribuimit në rilindjen turke. Nën presidentin Erdogan, në vlerat e të cilit njeh veten.
Në MIT Bayraktar bashkëpunon me Eric Feron, Docent i Inxhinierisë Aerohapësinore, lidhur me eksperimente të ndryshme për të përmirësuar prezantimet e automjeteve autonome. Kur në 2007 komuniteti akademik dhe mediat shkencore i kushtojnë një vëmendje të caktuar eksperimenteve të tij dhe të Feron, Bayraktar është kthyer tashmë në atdhe për të bashkëpunuar aktivisht në biznesin e familjes. Me obsesionin për ta bërë Turqinë një fuqi botërore në fushën e dronëve dhe të armatimeve. Është një akademik që përshtatet me efikasiteti të madh në aktivitetin menaxherial, por edhe në raportin konstant, thuajse të përditshëm, me aparatet ushtarake, themelore për suksesin e tij. E ka konfirmuar vetë Feron tek “New Yorker”: «Nuk ngurronte të shkonte në vijën e parë, edhe në kushtet më të këqija në të cilat mund të ishte ushtria turke, thelbësisht për të qëndruar me ushtarakët, për të jetuar me ta. Për të mësuar direkt nga përdoruesi». Nga 2007 e prapa, Bayraktar punon me kohë të plotë në Turqi në familjen e dronëve që mban emrin e tij. Epika e ngitjes së tij të çon prapa në kohë, në dy momente të mëparshme: 1999 dhe 2005. 1999 është një vit simbolik i dobësisë turke: ndërsa është në zhvillim përplasja midis kemalizmit dhe islamit politik që e çon Erdoganin në burg, tërmeti i Izmirit dhe programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar duket se parafigurojnë një skenar ku premtimi i protagonizmit turk, i ngulitur në ambicien historike dhe në popullsinë e re e të madhe, nuk do të mbahet kurrë. Studenti brilant Selçuk Bayraktar është 20 vjeç dhe e ka tashmë të qartë objektivin e tij, i rievokuar në vijim: «Kur isha 20 vjeç, mund të thoja se kishin shkëlqyer në futboll, në bakllava apo në qebap, por askush nuk thoshte se kishim zhvilluar një teknologji të vockël të famshme në të gjithë botën». Pra ekziston një paragjykim, që Selçuk synon ta përmbysë nëpërmjet studimeve dhe impenjimit të tij tek biznesi, duke u përqëndruar mbi teknologjitë me përdorim dhe potencialitet ushtarake. Në mënyrë që bota ta kuptojë se Turqia e ka seriozisht.
Këtu vijmë në 2005. Për të ndjekur objektivat e tij, studenti brilant i universiteteve amerikane ka nevojë për aparatet turke, që mbajnë kordonët e bursës së zhvillimit të teknologjive dhe duhet të rishpërndajnë resurse drejt projekteve emergjente të Baykar në vend që ta favorizojë aktorët e zakonshëm e skenarit të brendshëm. Këtu futet një diskutim i mbajtur nga Selçuk në 2005 për të bindur disa ushtarakë dhe burokratë për të investuar në zhvillimin e dronëve dhe të teknologjive të Baykar. Në video – e ngarkuar në kanalin YouTube të Baykar më 2016 dhe të arritur në më shumë se 2 milion klikime – kërkuesi i ri duket si poseduar nga një forcë në gjendje t’i godasë spektatorët e tij. Thotë se investimi në këto teknologji mund ta bëjë të fortë Turqinë, duke sinjalizuar rëndësinë e furnizuesve dhe të komponentikës së brendshme nëpërmjet një antene të prototipit të saj. Mbi të gjitha, Selçuk thotë se ka shumë miq të tij, miq turq, që punojnë në projekte të këtij lloji për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Për këtë ka vendosur t’ia kushtojë jetën e tij zhvillimit teknologjik të Turqisë. Nën këto dy minuta diskutim, në YouTube, komentet ftojnë të realizohet një film dhe një dokumentar mbi këtë histori heroike dhe shumë apelojnë mbrojtjen e Allahut për Selçuk. Mëesuesit e shkollës betohen se e konsiderojnë rrugëtimin e tij një shembull për të gjithë studentët. Dikush thotë se është gati të hyjë në universitet për ta realizuar dronin e vet. Ky është sekreti i vërtetë i Selçuk Bayraktar, jo dronët e tij. Siç ndodh për kë dëshiron të jetë një fuqi e madhe, teknologjia është mjeti për të realizuar diçka të madhe, në gjendje të trondisë një popull.
Ngjitja e Bayraktar kryhet në mesin e dekadës së kaluar, sa me avancimin teknik të dronëve, pas demonstrimeve festive të efikasitetit të tyre me shkatërrimin e një portreti të madh të themeluesit të PKK Abdullah Öcalan, aq edhe me përfshirjen e Selçuk në familjen e sulltanit. Qysh gjatë zgjedhjeve të 2014, Erdogani i referohet familjes Bayraktar dhe pohon se është gati, sipas dis rindërtimeve gazetareske, të impenjohet personalisht në marketimin e dronëve turq jashtë vendit. Prej kohësh sulltani dhe aparatet ushtarake janë të preokupuar prej refuzimeve amerikane për të eksportuar dronë, sidomos prej vështirësive të paraqitura nga Kongresi. E konsiderojnë si thelbësore zhvillimin e një industrie autonome. Do të mjaftonte kjo për ta bërë qendror rolin e Bayraktar në kuptimin teknik, por kësaj i bashkangjitet edhe aspekti romantil e familjar. 20 marsi 2016 është dita e fejesës në Bosfor midis inxhinierit të kthyer nga Amerika për ta bërë të madhe Turqinë dhe Sümeyye Erdoganit, vajzës së Rexhep Taip, e ardhur nga studimet në Shtetet e Bashkuara e Mbretëria e Bashkuar dhe pajisur me kapacitete të konsiderueshme për të influencuar mbi zgjedhjet e të atit. Pak muaj më pas, siç ishte e parashikueshme, martesa certifikon aksesin në pushtet dhe influencën e Bayraktar: në dasë, përveçse është shumë i qartë gëzimi personal i babait të nuses, regjistrohet edhe prania e autoriteteve politike kryesore kombëtare dhe e krerëve të qeverive të huaja, nga Pakistani në Bosnje, nga Shqipëria në Liban. Edhe prej raportit të tyre cilësi/çmim, dronët Bayraktar bëhen një aset turk në tregjet ndërkombëtare. Veç të tjerave, dronët Tb2 i shtohen Nigerisë, Etiopisë, Katarit, Polonisë. Përdoren në Tripolitania kundër forcave të Haftar dhe, në 2021, arrijnë në Marok. Në fillimet e 2023, me një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtes kuvajtiane 370 milion dollarëshe, Baykar deklaron se kishte nënshkruar kontrata për eksportimin e dronëve me 28 vende. Teatrat e luftërave që sjellin legjitimimin kryesor janë Azerbaixhani dhe, natyrisht, Ukraina.
Në diplomacinë e dronëve dhe të shërbimeve të tjera teknologjike ka një ambiguitet bazë, që siç është lehtësisht e kuptueshme, menaxhohet nga Turqia sipas interesave të saj. Kur produktet Bayraktar janë objekt kritikash apo dyshimesh të çfarëdo lloji dhe kur vendosen kontrolle mbi eksportet për ta goditur kompaninë dhe, për pasojë, Turqinë, atëhere Ankaraja mohon çdo raport direkt: bëhet fjalë për një kompani private dhe shteti turk nuk ka as lidhje, as përgjegjësi. Kur Bayraktar është sinonim suksesi, pushteti dhe është fytyra e një diplomaci komerciale turke në gjendje të ofrojë alternativa respektivisht instrumentave të të tjerëve, qofshin ato amerikanë, kinezë apo iranianë, atëhere kompania bëhet qartazi pjesë e një pakete më të gjerë. Në këtë rast, luajnë një rol të rëndësishëm shërbimet e asistencsë teknike dhe sistemike të nevojshme për operativitetin dhe mirëmbajtjen e dronëve, si edhe marrëveshjet e formimit. Gara e Baykar drejt legjitimimit ndërkombëtar duhet të konfrontohet tani me një kontekst të ndryshëm lufte në Ukrainë, edhe prej rolit të dronëve iranianë të përdorur nga Federata Ruse. Ambicia e kompanisë nuk mund të ndalet, sidomos në një votë të prirur drejt rritjes së përgjithshme të shpenzimeve ushtarake. Edhe Japonia, në atë që do të ishte një marrëveshje prestigji të madh për Baykar, po e vlerëson blerjen e dronëve.
Edhe pse kanë gjeneruar një novatorizëm në kompleksitetin ushtarako – industrial të Ankarasë, produktet Bayraktar që nga 2021 e ka vendosur kompaninë në majën e eksporteve ushtarake turke jashtë vendit, por, siç është thënë në premisë nuk duhet të gjykohen vetëm prej prezantimeve apo për xhiron e parave të tyre. Një prizëm i tillë leximi, e bazuar vetëm mbi efikasitetin e produktit apo rikthimin ekonomik të tij, nuk na lejon ta kuptojmë impaktin e vërtetë të Selçuk mbi Turqinë e viteve të fundit dhe të ardhshëm. Posti kryesor në lojë është faktikisht kulturor. Selçuk Bayraktar është inxhinier – biznesmeni që bën bashkë studimin, fenë, dhunën, ambicien, suksesin. Shembulli i tij është mesazhi i tij, drejtuar të rinjve turq të këtij shekulli. Historia e tij është mundësia e shekullit turk. Ka parë se bashkëmoshatarët e tij të punojnë për forcat e armatosura amerikane dhe ka vendosur të kthehet e të marrë në dorë fatin, në Turqinë e Erdoganit me vajzën e të cilit është martuar. Njeriu që studion lëndë shkencore dhe që impenjohet, mund të hipë në fron. Të rinjtë turq mund të ndjekin rrugën e tij. Për këtë, në vijim të martesës së tij, Bayraktar impenjohet direkt në iniciativa arësimore. Paraja i shërben për të mbështetur studentët, biznesmenët e rinj, për ta mbështetur rolin publik të shkencës e teknologjisë, pra për të zënë edhe një hapësirë, që forcon mbështetjen e brendshme të tij dhe që e bën një protagonist të skenës publike turke. Për këtë qëllim lançon Teknofestin, festival i aerohapësirës dhe teknologjisë. Mund të shtojmë: festivali i pedagogjisë.
Gjatë edicionit të 2018, Bayraktar mban një diskutim shumë domethënës, të cilit është e dobishme t’i përcillet një pasazh i gjatë: «Pararendësit tanë qenë një ndër qytetërimet e para që i fiksuan sytë nga qielli, ama kemi qenë vetë ne që mësuan nga puna e Takıyyüddin Mehmedit, që themeloi një prej observatorëve të parë të botës, një lloj NASA e asaj kohe. Kemi lëshuar një fushatë të pabesueshme pavarësie në sektorin e aviacionit gjatë viteve të para të Republikës. Siç e ka thënë Mustafa Kemal Atatürk: “E ardhmja është në qiejt”.
Ky hop është ndërprerë në vitet ’50 dhe Turqia ka mbetur prapa, ndërsa do të kishte mundur të ishte një prej tre fuqive aerohapësinore të botës. Mjetet ajrore pa pilot kanë përfaqësuar kthesën e dytë. Teknologjitë e reja do të jenë një mundësi e madhe si për të rinjtë, ashtu edhe për vendin tonë. Ky është festivali i atyre që e kanë kokën midis reve dhe që ndjekin gjurmët e pararendësve tlë tyre». Më 11 maj 2022, Selçuk kthehet pranë alma mater të tij të parë, Universitetit Teknik të Stambollit, ku merr titullin e Doktorit Kërkimor Honorofik. Mban një raport të gjatë, ku ripërshkuan gjurmën e pionierëve të mëdhenj të teknologjisë turke, si shkencëtarin osman Hezârfen Ahmed Çelebi, i njohur për aftësitë e tij në disiplina të ndryshme, nga kima tek astronomia, dhe për pasionin e tij për fluturimin, e celebruar në kronika dhe legjenda. Mesazhi është i qartë: ajo që pararendësit osmanë kanë kërkuar të bëjnë dhe nuk e kanë realizuar deri në fund sepse atdheu nuk ka besuar deri në fund tek teknologjia si faktor fuqie, tani është brenda mundlsive tona. Tani na takon ne, në shekullin e ri turk. Me një centralitet tek mbrojtja dhe siguria për zhvillimin teknologjik, si djepin e novatorizmave dhe faktor thelbësor për forcën e Turqisë.
Edhe përdorimi i mediave sociale është pjesë e kësaj strategjie. Llogaria @Selçuk ka më shumë se 2.8 milion ndjekës. Kanali YouTube i kompanisë e tregon shpesh të impenjuar në pilotimin e avionëve. Komentatorët turq e quajnë Elon Musk osman. Deri kanë mbështetur, pasi kanë parë Top Gun: Maverick, që është armiku i fshehtë i Tom Cruise, është Selçuk Bayraktar, pasi do të jenë dronët e tij ato që do ta nxjerrin përfundimisht në pension Maverick dhe performancat e tij. Apo ndoshta sepse armiku ambig dhe i fshehtë i filmit është vetë Turqia, që mund të luajë në shumë tavolina dhe të rivendikojë njëherazi konkurrencën me Kinën. Në një analizë të paraqitur në uebsajtin e Baykar, Can Kasapoãlu pohon: «Konkurrenti kryesor i Turqisë në tregun e mbrojtjes është Kina. Si vend i NATO, konkurrenca e Turqisë me Kinën në tregun e armatimeve të Gjirit është një tendencë strukturore në tregun me vlerë të shtuar të lartë dhe marrëveshjet e bashkëpunimit në mbrojtjen e Turqisë, bazuar mbi kapacitetin e dronëve, gjenerojnë një impakt gjeopolitik kritik në gjeografinë ish sovjetike». Edhe komunikimi publik i kompanisë i rimerr këto karakteristika, ku luan një rol të dorës së parë krenaria kombëtare. Alternohen mirënjohjet e kompanisë jashtë vendit, për shembull Haluk Bayraktar që në prillin e 2023 merr nga presidenti Ibrahim Traore nderimin më të lartë të Burkina Fasos dhe vullnetin për ta vendosur Baykar në një frymëmarrje më të gjerë të historisë osmane dhe turke.
Nëpërmjet uebsajtit të kompanisë, le të marrim vizionin zyrtar të kompanisë: nuk është vetëm apeli ndaj centralitetit të mbrojtjes në ekuilibrin e pushtetit bashkëkohorë dhe ndaj objektivit të ndërtimit të avantazheve konkurrues ndaj kundërshtarëve, por është gjithmonë apeli ndaj vizionarëve të Republikës. Citohet një biznesmen hekurudhor dhe aeronautik si Nuri ‘HPLUDm, që të realizonte urën mbi Bosfor, përveç Vecihi Hürkuú, inxhinier aeronautik dhe aviator i luftës së pavarësisë, si edhe prijektues i avionit të parë turk, Vecihi K-VI. Gjithmonë projektet e familjes Bayraktar theksojnë vijueshmërinë historike të cilën trashëgon Turqia e sotme, me një vëmendje specifike për formimin tekniko – shkencor. Të qenit një fuqi ushtarake dëshiron të thotë të mësosh të bësh kërkim, përveçse të fluturosh, dhe t’ua transmetosh më të rinjve këtë kulturë si obsesion. Në qershorin e 2023, kompania feston marrëveshjen me ministrinë e Arsimit për të krijuar liceun e parë turk të përqëndruar mbi mbrojtjen, aviacionin dhe hapësirën, që do t’u japë më të rinjve një formim të qëndrueshëm lidhur me këto tema. Ja objektivi i vërtetë i Selçuk Bayraktar: të marrë frenat e pedagogjisë turke. Drejt ku? Drejt një trashëgimie tjetër.
2023 shënon një përshpejtim të rolit politik të inxhinierit turk. Në janar, përdor llogarinë e tij Twitter për të dënuar Suedinë për sulmet ndaj ambasadës turke: «Jo liri shprehjeje, por krime urrejtjeje ndaj fesë dhe vlerave të njëerzimit tonat». Përpara tragjedisë së tërmetit të shkurtit, Baykar impenjohjet në përgjigjen humanitare, si nëpërmjet përdorimit të dronëve, ashtu edhe nëpërmjet predispozicionit të vendeve dhe konteinerëve për të pashtëpitë. Më 10 maj del ezapa e parë e një dokumentari mbi historinë e Baykar dhe të Bayraktar, i disponueshëm në kinema dhe që synon të fluturojë përpara 100 vjetorit të pavarësisë. Përshkruan rrugën e e kryer nga kompania për të arritur në Kizilelma, mjeti luftarak pa pilot që synon të fluturojë përpara 100 vjetorit të pavarësisë. Në dokumentar, Haluk Bayraktar përshkruan hapat vendimtarë të kompanisë dhe Ömer Bayraktar feston babain e ndjerë Özdemir dhe aftësitë teknike të tij. Natyrisht, Selçuk dominon skenën, nga kujtimet e fëmijërisë në të cilën ndërtonte me komponentët e aeroplanëve një makineri për t’u zgjuar për faljen e mëngjesit, deri në prezantimin e zyrave gjiganteske kërkimore dhe zhvillimore të kompanis, më të ngjyrosura se të Google, ama me banja turke, të populluar nga inxhinierë me moshën mesatare 27 – 28 vjeç.
Selçuk u thotë punonjësve të tij se Kizilelma nuk lëviz në boshllëk, por në tokën e konsakruar nga martirët e pavarësisë turke. Ajo e tyrja nuk është vetëm punë, një novatorizëm i thjeshtë, por është mirënjohja për heronjtë. Rrëfen pastaj për prvojën e Teknofestit, që lindi për ta bërë avionin e prekshëm për fëmijët: mijëra, qindramijëra fëmijë duhet t’i prekin avionët dhe të apasionohen. Ky ndryshim kulturor dhe popullariteti i Selçuk, përveçse i Sümeyye, mund të luajnë në favorin e tij në suksesionin e Erdoganit. Tashmë për Turqinë është e vështirë të bëjë pa kompaninë dhe atë, bile në të ardhmen e afërt ka nevojë për një kontekst politik të favorshëm për prosperitetin e Baykar dhe të iniciativave kulturore që duhet të rriten dhe të shpalosin efektet e tyre. prandaj mund të vendosë të mirëpresë spektrin dhe të impenjohet direkt. Nga ana tjetër, lufta për suksesionin e Erdoganit mund edhe të jetë një faktor rreziku për kompaninë dhe vetë produktet e saj duhet të jenë në lartësinë, në provën e fakteve, e shpresave të mëdha politike dhe të prestigjit që vetë ai i ka ushqyer. Kur më 10 qershorin e 2023 Mohammed Bin Zayed al Nahyan (MbZ) shkon në Turqi për të thelluar marrëdhëniet bilaterale me Erdoganin dhe të asistojë në finalen e Champions League, edhe Selçuk bëhet pjesë e komitetit të mikpritjes. Nga ana tjetër, diplomacia e dronëve ka hyrë në raportet ekonomike midis Abu Dhabi dhe Ankarasë. Selçuk vesh xhaketën de kollaren, jo xhupin e kuq tradicional prej piloti. Liderit emiratas, prej vitesh mendja më e rafinuar dhe e paskrupull lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e Gjirit, inxhinieri turk i flet shkurtimisht për aeronautikën. I kujton se ajo që bën bashkë është pasioni për fluturimin, zakoni për t’i parë të tjerët nga lart. Midis pilotëve të avionëve luftarakë kuptohet. Në shkëmbimin e tyre të shkurtër, MbZ i pëshpërit se “Inshallah, një ditë do të fluturojnë bashkë”.
(nga Limes)
Përgatiti
ARMIN TIRANA