Berisha: Studentët në Beograd po protestojnë kundër Edi Ramës së tyre! 

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, studentët në Beograd po protestojnë kundër Edi Ramës së tyre! Berisha tha në takimin me të rinjtë se, ne duhet të bëjmë gjithçka që të bëjmë zgjedhje!
“Ju falënderoj shumë për diskutimet dhe çështjet që ngritët. Tani me shumë të drejtë shtruat problemin e votës.
Unë ju garantoj ju se dinjiteti njerëzor nuk ka element më thelbësor të tij se sa votën e lirë.
Në qoftë se kthehem në vitet 1988-1987, në vitet e diktaturës, unë kam qenë një mjek kardiolog i apasionuar. Pra, nuk kam qenë një person i persekutuar, përkundrazi fakti që unë udhëtoja jashtë për të paraqitur punimet e mia në kongrese shkencore, ishte një privilegj.
Pse unë vendosa t’i dal kundër? Ju garantoj se vetëm për dy arsye dhe asnjë tjetër, fare.
E para se shkonim në kuti të votimit dhe nga frika, votonim atë që nuk donim. Kjo më tmerronte sepse vota ishte e kontrolluar, pra nuk kishim votën e lirë.
E dyta, tjetër flisnim me mikun e ngushtë, me shokun apo në familje, tjetër flisnim në kolektiv. Pra, kishte një dublicitet.
Ëndrra ime ishte që të ne të votonim ashtu siç donim dhe e dyta, ne të flisnim atë që donim, publikisht.
Dhe për ta përmbledhur, atë qëndrimin tim, që mund të pësoja shumë gjëra, por nuk pësova, unë e mbajta thjesht për dinjitetin tim njerëzor sepse ajo ishte një rrethanë e dinjitetit të munguar.
Po të më pyesni mua se çfarë janë diktaturat, para se gjithash janë sisteme që rrëmbejnë dinjitetin njerëzor.
Edhe përpara e kam deklaruar shumë herë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, por tani kjo tani duhet të jetë kryefjalë për ne.
Mund të ketë dy opsione, dy mendime, njëri se të bëjmë gjithçka për të fituar zgjedhjet. Ju garantoj se kurrë nuk realizohet. Ju e patë se si u zhvilluan zgjedhjet në Shkodër. Mos harroni se si Shkodra kanë qenë shumë zona të tjera. Mos harroni se kandidati ynë në Shkodër, në të gjitha pollet ishte nga 5 deri në 15 pikë përpara.
Pra, të besosh se me Edi Ramën do të fitosh zgjedhjet, bën lojën e tij dhe mashtrohesh.
Edi Rama shkoi gjer në atë shkallë sa de jure në procesin zgjedhor, e eliminoi kundërshtarin politik, Sali Berisha pasi nuk lejoi regjistrimin e emrit të tij në fletën e zgjedhjeve, nuk regjistroi emrin e PD në fletën e votimit. I mori PD-së me gjykatë vulën, logon, identitetin.
Shpërndau 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë, të gjitha në kundërshtim flagrant me ligjin.
Ju shihni sot Beogradin. Beogradi është në protestë. Në fakt, në protestë janë studentët e universitetit të Beogradit. Po protestojnë kundër Edi Ramës së tyre.
Por një gjë ju garantoj, se unë e njoh, zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë shumë më të këqija se zgjedhjet në Serbi. Pa diskutim.
Aleksandër Vuçiç nuk i ka hequr emrin kundërshtarit nga lista.
Aleksandër Vuçiç nuk i ka lënë kandidatët e kundërshtarit me zero qindarka financim.
Është e vërtetë sa ka sjellë me autobusë nga Bosnja dhe Kosova serbë, por nuk ka ndryshuar dot qendrën e votimit të 1.3 milionë votuesve si këtu. Nuk e ka bërë dot.
Studentët janë në protestë. Pse? Për votat e këshillit bashkiak në Beograd.
Pra, të mendosh se me Edi Ramën do kesh zgjedhje, mashtron veten.
Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Duhet të bëjmë gjithçka që të bëjmë zgjedhje.
Ne duhet të përdorim të gjithë potencialin tonë për të larguar këtë armik të votës sonë, këtë armik të opozitës, këtë armik të pluralizmit”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …