Berisha: Edi Rama do që të zhdukë PD-në, por ne do t’i qëndrojmë dhëmb për dhëmb!

Pasi mbylljes së protestës te Gjykata e Lartë, kryetari I PD, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë shkuar në selinë blu. Berisha tha se, sot nis një kapitull i ri dhe se protestat tani do të përhapen në çdo skaj të vendit

“Sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re. sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës.

Kjo protestë, e para në 32 vite pluralizëm para gjykatës supreme, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, shënon vetëm fillim e betejave tonë. Sot protesta para selisë së krimit, shënon fillimin e betejës kundër kësaj partie, e cila me qëndrimet e saj, e udhëhequr nga Rama, është përgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve.

Rama kërkon të zhdukë PD, por në do i qëndrojmë dhëmb për dhëmb. Jemi të pamposhtur. Protestat do përhapen në gjithë vendin dhe do përqendrohen para institucioneve të krimit, në çdo skaj të vendit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Leva e Arkimedit për largimin e Ramës jemi ne! Nesër shënojmë një etapë të re në betejën tonë ndaj narkoregjimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, opozita dhe qytetarët shqiptarë janë forca kryesore që …