Berisha: Ky akt ndodh vetëm e vetëm që të kemi një Shqipëri pa opozitë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para protestuesve tek Gjykata e Lartë tha se, ky akt ndodh vetëm e vetëm që të kemi një Shqipëri pa opozitë. Berisha tha se, jo vetëm demokratët, por edhe çdo shqiptar që pajtohet me këtë vendim, do pranojë një nënshtrim poshtërues.
“A ka njeri të lirë sot që pajtohet se logo e partisë më të madhe opozitare të vendit mund të jepet sikur të ishte një plaçkë një njeriu që ka tradhtuar gjithçka, duke nisur nga qenia e tij gjer te mbështetësi më i fundit i tij?
A ka njeri të lirë sot që mendon se Lulzim Basha mund të bëjë një opozitë duke iu dhënë simboli i PD?
A ka njeri të lirë sot që të tresi rrëmbimin nga gjykata të simbolit të PD?
Cili është ai skllav që thotë se ky vendim duhet zbatuar vetëm pse doli nga gjykata, armë e diktaturës së re, e diktaturës së bandave, diktaturës së krimit?
Cili është ai skllav që do lejojë një gjykatë në shkelje të ligjit, me urdhër të Edi Ramës, t’i konfiskojë Shqipërisë opozitën, për të cilën ka nevojë, siç ka nevojë zogu për ajrin për jetën e tij?
Cili është ai skllav që do lejojë një gjykatë në shkelje të ligjit të varrosë pluralizmin në Shqipëri?
Ky akt ndodh vetëm e vetëm që të kemi një Shqipëri pa opozitë.
Jo vetëm demokratët, por edhe çdo shqiptar që pajtohet me këtë vendim, do pranojë një nënshtrim poshtërues.
Janë 600 mijë shqiptarë që këtë vendim nuk mund ta pranojnë kurrë.
Janë 2 milionë shqiptarë që me këtë vendim duan t’i lënë pa një opozitë për t’i mbrojtur një regjim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …