Berisha paralajmëron: Rama dhe organet e diktaturës do të përballen me popullin

Kryetari demokrat, Sali Berisha reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës së PD.

“Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit.

Aktualisht në fuqi është vendimi i Shkallës së Parë, sepse Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në Shkallën e parë, por e çoi për rigjykim në Apel, duke marrë një vendim disiplinues ndaj treshes që mori atë vendim, duke kërkuar që të mos e gjykojë më ajo, për arsye të cilat duhet lexuar vendimi.

Pra, kthehemi siç kemi qenë në fillim, kur vendosi Gjykata e Faktit. Ky është realiteti. Çdo interpretim tjetër është krejtësisht i gabuar.

…Gjykata e Lartë nuk mund të merrte vendim, nëse do gjykonte në lartësi, përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit.

Pse e them këtë? Vetë Gjykata e Lartë ka disiplinuar, se kjo quhet disiplinim, sepse të të përjashtojë nga e drejta e rigjykimit, ajo normalisht po të mos kishte probleme të rënda, i takonte ta gjykonte e njëjta trupë, por fakti që u detyrua të përjashtojë trupën dhe pastaj, pra kaq skandaloze ishte gjendja aty në vendim, kaq skandaloze ishte saqë nuk mund të përtypej në asnjë mënyrë dhe u detyrua ta kthejë me një trupë tjetër.

Në një kohë kur vendimi i vetëm jashtë diktatit të Edi Ramës, do ishte që lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, i cili është në fuqi, por është në fuqi gjersa të gjykohet, që të mos bëjmë interpretime. Të dyshosh tani që Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga Edi Rama, tani mos e pyet…

A e patë ju sot protestën? Protesta sot është fillimi i përballjes, dhe ju garantoj se ka një vullnet dhe një revoltë të jashtëzakonshme te demokratët. Kështu që prisni sepse kjo parti nuk lufton më për veten e saj, lufton për rithemelimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk ka betejë më epike, nuk ka mision më të madh.

Unë u kam deklaruar ju dhe shqiptarëve, epoka e pluralizmit që solli revolucioni demokratik i vitit 90 është mbyllur pa asnjë iluzion. Ndaj dhe kthesa, ndaj dhe janë ftuar shqiptarët të marrin kthesën në mënyrën e re, të rithemelojmë pluralizmin. Kjo do ndodhë, do apo nuk do Edi Rama dhe makineria e tij e krimit, drogës dhe vjedhjeve.

Kjo parti do e përmbushë këtë mision me vendosmëri absolute. E patë, Edi Rama dhe organet e diktaturës, krimit, drogës dhe vjedhjeve do jenë në përballje konstante me demokratët dhe popullin në këmbë për të rikthyer pluralizmin politik dhe vlerat e demokracisë,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …