Protestuesit rrethojnë Gjykatën e Lartë

Protestuesit kanë rrethuar Gjykatën e Lartë, ndërsa në rrugë ndodhen forca të shumta policie.

“Mund të blini vulën, por nuk mund të blini kurrë opozitën”, thuhet në një nga pankartat.

Qytetarët mbajnë në duar flamujt e Partisë Demokratike.

Ka prezencë të lartë të efektivëve të Policisë, ku ka patur dhe incidente me protestuesit të cilët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën “Myslym Shyri”.

Seanca në Gjykatën e Lartë ka nisur në orën 09:00, ku do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina. Seanca do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi.

Vendimi i parë për logon dhe vulën e PD-së u mor nga gjykatësi i Tiranës, Agron Zhukri në 25 mars 2022. Ai e konsideroi të ligjshëm kuvendin që ish-kryeministri Sali Berisha në 11 Dhjetor 2021. Sipas Zhukrit, procedura e ndjekur ishte e rregullt dhe e bazuar në statutin e kësaj force politike. Gjykatësi përcaktoi detyrimin që të gjitha ndryshimet statutore dhe ato për riorganizimin e strukturave partiake deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të reflektoheshin në regjistrin e partive politike.

About Redaksia

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …