Berisha: Kondili, prokurori i preferuar i Edi Ramës dhe Pëllumb Gjokës, nuk guxon të hapë dosjen e Teatrit Kombëtar

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Kondili wshtw prokurori i preferuar i Edi Ramës dhe Pëllumb Gjokës, nuk guxon të hapë dosjen e Teatrit Kombëtar.
“Para një ore jam informuar se prej 4 vitesh, Skapi mban turshi dosjen e Teatrit Kombëtar.
Prej katër vitesh, prokurori Kondoli mban në sirtar dosjen e minimit të Teatrit Kombëtar.
Pse e mban në sirtar? Sepse ajo është bërë me porosi të Edi Ramës nga Erion Veliaj.
Dhe se ka një procesverbal nga mbledhja e qeverisë, ka pasur edhe aty ministra që kanë shprehur pakënaqësi të madhe me atë që ndodhi me teatrin dhe Edi Rama është shndërruar në avokatin e Erion Veliajt sepse ishte i kapur nga Fusha.
Po të lexoni procesverbalin, gjeni një avokati gjer në neveri njerëzore që i bën Edi Rama.
Ndaj dhe Kondili, që ishte më i preferuari i Edi Ramës dhe Pëllumb Gjokës për t’u bërë kryetar i Skapit, nuk guxon të hapë dosjen.
Imagjinojeni, që aty ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por është vendim në letër se qeveria nuk e pyet fare.
Mirë është të mos e bëjmë shumë objekt konferencash se nuk ia vlen. Skapi është një armë në duart e diktaturës. Siç ka qenë Sigurimi i Shtetit- i cili ka qenë më numerik- në duart e diktaturës komuniste, Skapi është një armë në duart e diktatorit që ka të gjithë pushtetet bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Është mburojë për këto akte”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kjo është e dashura e Safet Bajrit që bashkëpunoi në vrasje

Eria Ago mësohet se është e dashura e Safet Bajrit e cila u arrestua së …