Do ketë protesta të fuqishme! Arrestimi i Sali Berishës është tmerri i Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, do të ketë protesta të fuqishme! Ai tha se, arrestimi i Sali Berishës është tmerri i Edi Ramës!
“Do të doja njerëzisht t’u kërkoja diçka.
Nëse ktheheni mbrapa, unë në dy vite kam denoncuar në mënyrën më të fuqishme kriminalizimin e Skapit me elementë kriminalë të lidhur me krimin.
Unë do e bëja këtë se nuk ka më të tmerrshme se mitet që ngrihen mbi plehun. Nuk ka asgjë më të tmerrshme për një komb,
Dhe kultet dhe mitet janë pushtimi i vërtetë.
Ju garantoj, e them dhe e kam thënë, jam njeriu me respektin më të madh dhe më të padiskutueshëm për atë që zbaton ligjin.
Por nuk mund të pranoj kurrë që institucioni i akuzës, që siç e tha Edi Rama, paguhet më shumë se presidentët, të mbushet me bashkëpunëtorë krimi. Nuk mund të pranoj kurrë se unë nuk kam sulmuar kurrë pa fakte.
Emrin e Sali Berishës si person në hetim, Skapi i partisë e ka regjistruar vetëm me datën 2 tetor.
Hetimin për klubin Partizani e kanë pasur si çështje dhe jo me personat, por emri im dhe i Jamarbër Malltezit është regjistruar si person nën hetim vetëm me datën 2 tetor.
Sali Berisha ka 2, 3 vjet dhe do të vazhdojë pa lëkundje kundër krimeve që Skapi kryen me hetimin e dosjeve, kundër pranisë së kriminelëve në Skap.
Dhe ju them këtu se do ketë protesta të fuqishme.
Pse? Absolutisht jo për Sali Berishën, kurrë.
Por protesta se ata shkelmojnë në mënyrën më të paimagjinueshme interesat e vendit.
Çfarë do të thotë kjo, të zëvendësosh me Taulant Tushën dhe atë Simixhiun, Erion Veliajn dhe Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe Artur Metanin? Kujt ia shet ai këto?
Sa paguhen ata për të bërë këtë? Çfarë urdhri zbatojnë?
Nuk sulmoj unë një njeri që zbaton ligji, kurrë. Por sulmoj një njeri që shkelmon ligjin, që vret të drejtën në selinë e tij aty dhe bëhet një mercenar politik. Dhe janë me dhjetëra e qindra deklarata të mia para tetorit.
Arrestimi i Sali Berishës është tmerri i Edi Ramës dhe porosi e Edi Ramës!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kjo është e dashura e Safet Bajrit që bashkëpunoi në vrasje

Eria Ago mësohet se është e dashura e Safet Bajrit e cila u arrestua së …