Nga Adriana KALAJA
Mbushen 4 vjet nga kallëzimi ynë i parë për çështjen e Teatrit Kombëtar, dhe me keqardhje konstatoj se kjo dosje, ashtu si dhe shumë dosje të tjera që lidhen me drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal Rama – Veliaj, kanë zënë pluhur.
Ndërkohë në Sheshin e Teatrit Kombëtar, mafiozi Erion Veliaj ka filluar punimet në kundërshtim me:
- Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. 29 datë 02.07.2021.
- Kallëzimet penale të rregjistruara nga SPAK, bërë nga Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nga data 31.12.2023.
3 Pranimin e kërkesës së Qendrestarëvë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nga GJEDNJ në Strasburg.
Po çfarë ka vendosur Gjykata Kushtetuese në vendimin Nr. 29 datë 02.07.2021?
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, botuar në fletoren zyrtare më datë 21.07.2021, është vendosur:
- Shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të “Teatrit Kombëtar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
- Shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Çfarë ndodhi me këtë vendim të Gjykayës Kushtetuese?
Jo vetëm që ai refuzohet edhe sot e kësaj dite të ekzekutohet nga banda në pushtet, por 9 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, banditi Kryemistër nxiton të nxjerë VKM-në e rradhës duke bërë ritransferimin e pronës truall tashmë, nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë.
Ndërkohë, sipas dokumentit dërguar në SPAK me kallëzimin që bëmë ndaj VKM-së Nr.495 datë 30.07.2021, Agjensia Shtetërore e Kadastrës, drejtuar në këtë kohë nga grabitësi dhe falsifikuesi i dokumentave të pronave Artan Lame, thuhet se “Ekzekutohet pjesërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke kthyer Truallin e Teatrit Kombëtar, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës, pasi ndërtesa nuk ekziston.
Po pse nuk ekziston ndërtesa?
Ku “iku” ndërtesa?
Ndërtesat në fakt, u shembën barbarisht në 17 maj 2020, nga ata që urrejnë më shumë te Tirana:
- Historinë qindra vjeçare.
- Identitetin kombëtar.
- Trashëgiminë Kulturore.
Madje në dhunën e 1 500 policëve që i shërbenin krimit dhe jo shtetit.
Në këtë kohë edhe nën drejtimin e Ardi Veliut, “i zhdukur në drejtim të paditur”.
Po vetë Gjykata Kushtetuese çfarë ka thënë për Teatrin Kombëtar?
“Po në këtë drejtim, Gjykata çmon se procesi i kryer nga institucionet kompetente ka dhënë rezultate tërësisht të ndryshme në funksion të vlerës kulturore të Teatrit Kombëtar, në një kohë shumë të shkurtër, çka ka përbërë dhe objekt kontrolli e rekomandimesh nga KLSH-ja. Organet shtetërore nuk janë sjellë në mënyrë koherente, kanë krijuar mosbesim te shteti i së drejtës, si dhe kanë dështuar në kryerjen e procesit të duhur ligjor për procesin e vlerësimit të godinave të Teatrit Kombëtar. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se procesi i ndjekur në lidhje me vlerat historiko-kulturore të godinave të Teatrit Kombëtar si për shkak të historikut të tij, ashtu dhe të përfshirjes në qendrën historike të qytetit të Tiranës, nuk është trajtuar me kujdesin dhe seriozitetin e duhur (pika 119).”.
Dhe më tej vijohet në arsyetim se:
“Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se ligji nr. 37/2018 është në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës, të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës në raport me nenin 3 të saj, në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar (pika 120).”.
Pra sa më sipër, është e qartë se ligji special nr. 37/2018 ose siç njihet ligji special Fusha, binte ndesh me nenet 3 dhe 4 të Kushtetutës, lidhur me historinë, identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore.
Dhe në këtë këndvështrim, është edhe arsyetimi lidhur me shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Siç lehtësisht është e dallueshme, mirë që këta banditë nuk pranojnë ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duke pranuar de facto rënien e shtetit ligjor të së drejtës, por nxjerrin një vendim të njëjtë me atë që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.
Madje 9 ditë pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi si antikushtetues.
Çfarë nuk kuptohet nga spakistët e pushtetit në këtë dosje të qartë si drita e diellit?
Sepse Ne, edhe për mosekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këmi bërë kallëzim penal dhe është rregjistruar nga spakistët, alias heronjtë e fëmijëve të munguar të Yuri Kim, por punimet fillojnë në kundërshtim me përcaktimet e këtij vendimi si dhe të vetë dispozitave ligjore në fuqi.
Madje kanë filluar që më 21.12.2022, po me 1 500 policë në shërbim të krimit, porse leja e ndërtimit ka dalë më 19.06.2023 (një muaj pasi vodhi zgjedhjet).
Edhe europianet që nuk kuptojnë shqip, e kanë arsyetuar shumë më mirë situatën e Teatrit Kombëtar, pasi Komisioni Evropian në lidhje me ligjin nr. 37/2018 shprehet: “Për sa i përket konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, ky ligj vetëm përcakton procedurën për vlerësimin dhe negocimin e kontratës me shoqërinë e përzgjedhur (…) Edhe pse në këtë fazë nuk konstatohet asnjë shkelje e MSA-së, shërbimet e komisionit vazhdojnë të inkurajojnë autoritetet shqiptare të ndjekin përputhshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të garantojnë akses jodiskriminues në treg. Në lidhje me këtë shërbimet e Komisionit përshëndesin angazhimin e autoriteteve shqiptare për të amenduar ligjin, me synimin për të paraqitur një thirrje të hapur për zbatimin e projektit të zhvillimit të Teatrit Kombëtar, ku çdo palë private mund të paraqesë propozim për projektin.”.
Megjithëse e gjithë Europa ku ne dëshirojmë të anëtarësohemi ngre të njëjtin shqetësim ashtu si ne, mafiozi Veliaj edhe tenderin e rradhës lidhur me firmën fituese që jo rastësisht është Agikons sh.p.k, e bën si qokë të rradhës për zgjedhjet e majit 2023 (tenderi u zhvillua para zgjedhjeve dhe se në favor të “fituesit” do jepeshin 19 milion Euro lidhur me “Procedurë e Hapur mbi kufirin e lartë monetar”, “Godina e Teatrit Tiranë – Faza I-rë”.
Pyetjet që ne kemi ngritur para spakistëve në kallëzimin e rradhës, përgjigje të të cilave nuk i kemi marë as sot janë se:
- Si kanë filluar punimet në 21 Dhjetor 2022 kur Leja e Ndërtimit mban datën 19.06.2023?
- Me çfarë lëjë kanë filluar punimet në 21 Dhjetor 2021 kur nuk ka patur leje Ndërtimi?
- Pse punimet fillojnë nga Bashkia Tiranë kur tenderin 19 milion Euro (pa preventive se deri në çfarë niveli do shkojnë punimet) e ka fituar kompania “Agikons” sh.p.k?
Përsa kohë që spakistët darkojnë më mafiozin Veliaj, besoj se Ne do i marim përgjigjet e këtyre pyetjeve, kur edhe këta prokurorë të shkojnë para ligjir bashkë më pushtetarët që mbrojnë.
Megjithëse avokatët e sponsorizuar nga pushteti dhe fondacioni Soros, propagandojnë nëpër banaqet e televizioneve të pushtetit se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk ekzekutohen ?????!!!!!!!, vetëm ekzekutimi pjesor i Lames së partisë të këtij vendimi (shkresë e pranuar dhe nga SPAK), tregon sesa të drejtë kemi Ne në këtë proces ligjor.
Ndërkohë që bashke me fadromat e natës së kobshme në atë Shesh Lirie, erdhi dhe tradhëtia e rradhës nga Lulzim Basha dhe lulzimsat e tij.
Punëmarrës të dy Erionëve, Veliajt dhe Isufit.
U lodhëm aq shumë së foluri e denoncuari lidhur me aferat korruptive të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e Teatrit të Ri, por askush nuk na dëgjoi.
Folëm e denoncuam aq shumë lidhur me Kullat që do ngihen në atë SHESH të lakmuar, por pakkush na besoi.
Folëm e bërtitëm se “kapari” është dorëzuar dhe se këta shesin edhe familjen për biznes dhe për t`i shërbyer pushtetit, dhe koha na dha të drejtë.
Pyetja që më vjen sa herë (çdo ditë në fakt) që kaloj nga ai Shesh, me dhimbje të madhe madje, është se:
- Ku janë ata histerikët sharlatanë që protestonin për ndërtimin e një kulle në pronë private, ndërkohë që i gjithë parkimi i`u dha shoqërisë “Fusha” sh.p.k sespse “kapari” nuk kthehet dot mbrapsh?
- Pse nuk shkojnë të protestojnë aty ku toka publike jepet sikur t`ja ketë blerë me pensionin e saj mamaja e banditit Veliaj ashtu siç i bëri edhe dasmën?
- Pse nuk protestojnë në pronën publike ku punimet kanë filluar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese?
Mjafton të shkoni sot në atë Shesh, që të kuptoni sesa e drejtë dhe e shenjtë ishte dhe është Kauza e njerëzve të lirë që vazhdojmë betejën për një interes të përbashkët.
Pse do thoni Ju?
- Se Ne jemi të pashantazhueshëm.
- Se Ne nuk e kemi nxjerrë veten në treg.
- Se Ne i shkojmë betejave deri në fund.
Madje, secili prej nesh që ka vënë firmën në ato 42 denoncime e ka nxjerë fytyrën e tij pa frikë e kompleks, në një mënyrë apo tjetër, pushteti mafioz dhe bandit na ka dëmtuar.
Vijon të na dëmtojë.
Pooooir, kjo është dhe fitorja jonë e rradhës.
Jemi një grusht njerëzish “të marrë” që as forca dhe as milionat e krimit dhe mafies në pushtet nuk i ç`bënë dot.
Sepse, fitorja i takon atyre që rezistojnë, që guxojnë dhe që luftojnë.
Ka shumë për të folur për këtë çështje që lidhet me 6 vite protestë dhe 42 herë trokitje në SPAK, por për të mos Ju ngarkuar me shumë anë teknike po e përmbledh:
- Të dy aktet ligjore të shpallura antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese:
- Po hetohen në SPAK prej 4 vitesh;
- Ishin akte ligjore “me porosi”;
- Kanë filluar punimet në kundërshtim me këtë vendim kushtetues;
- Është pranuar kërkesa për gjykim nga GJEDNJ në Strasburg;
*** Dhe dy personat përgjegjës kryesor, si drejtues të grupit të strukturuar kriminal Rama – Veliaj, SPAK nuk guxon as t`i marë në pyetje.
Ndërkohë,
- Akti ligjor i nxjerrë nga Këshilli i Ministrave nën drejtimin e z. Sali Berisha:
- Nuk është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese;
- Vijon të jetë në fuqi;
- Nuk ishte akt “me porosi”;
- Kanë përfituar miliona qytetarë shqiptarë;
*** Merren nën hetim ish Kryeministri që ka zbatuar ligjin dhe dhëndri i ish Kryeministrit, miku im Abi Malltezi, si përfitues ndër një milion qytetarë por edhe si trashëgimtar i ish pronarëve.
Madje janë edhe nën masa sigurimi personal?????!!!!!!
Mbase ka të ”drejtë” prokurorja Millonai kur thotë se:
- Berisha ka kryer korrrupsion duke zbatuar ligjin.
“Problemi” mund të jetë i yni që nuk e kuptojmë këtë nivel inteligjencë ligjore.
Edhe kur e shkelin hapur ligjin dhe KUSHTETUTËN.
Gjithsesi,
Ne Tironsit themi se:
E Drejta Zhytet Por Nuk Mytet.
Dhe unë kam vendosur të rreshtohem në krah të së drejtës dhe Kushtetuetës.
Asgjë nuk zgjidhet pa u zgjidhur çështja e Teatrit Kombëtar.
Reforma në Drejtësi matet me sa dhe si e zbardh këtë aferë, ndër më të mëdhatë në historinë e Shtetit Shqiptar, pasi nuk lidhet vetëm me paranë, por me urrejtjen që kanë trashëgimtarët e etërve të tyre me Histrorinë, Identitetin dheTrashëgiminë Kulturore Shqiptare.
E vërteta dhe e drejta do triumfojë.
Deri atëhere,
TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.
PS: Dini gjë, a ka filluar ndonjë hap ligjor për shfuqizimin ose antikushtetushmërinë e aktit ligjor “korruptiv” dhe “favorizues” që ka nxjerrë z. Berisha?