Kërkesa e SPAK për masën e sigurisë/ Berisha: Më ka pëlqyer se tregon tmerrin që ka Edi Rama nga unë!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për kërkesën e SPAK për masaën e sigurisë ndaj tij, tha se, më ka pëlqyer ajo kërkesë se, tregon tmerrin që ka Edi Rama nga unë!
“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë. Po pse më ka pëlqyer ajo kërkesë? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër dy gjëra.
Së pari, se cili është Edi Rama. Bastard, pasardhës i një xhelati që në pamje ishte intelektual, ishte artist, por që firmoste varjen e poetit vetëm për fjalën e lirë. Për fjalën e lirë se këtë kishte Havzi Nela. Ai përpiqej të inspironte të tjerët me parimet e lirisë.
Në këtë aspekt, askush më shumë se unë nuk e ka përdorur këtë akuzë kundër Edi Ramës. Në qoftë se Edi Rama do e kishte denoncuar këtë akt, Sali Berisha kurrë nuk do ia kishte përmendur.
Pse? Sepse thellë në bindjen time, ti nuk mund të mbash përgjegjës djalin për të atin dhe është shumë e padrejtë që djali ka të drejtë të jetë ai që do të jetë.
Por gjersa ky nuk e ka denoncuar një herë të vetme, përkundrazi edhe më keq tha se është pak e dyshimtë ajo firma, i tregon se ka firma ai i ati i tij xhelat, në pamje të parë burrë i pashëm, elegant dhe i kulturuar, me kulturë terroriste. Ai ka firma në raste të tjera, po këtij i takonte se ky ishte poet, ky mund të thoshte aty që t’i falnim jetën, por nuk e bëri. Disa anëtarë të Presidiumit Popullor nuk kanë firmosur.
Dhe Edi Rama para dy vitesh tha se ajo firmë nuk e di nëse është origjinale, pra nuk u distancua.
Arsyeja e dytë që mua më ka pëlqyer, se kjo del pak paradoks, se është dëshmi e tmerrit që ka ai nga unë. Kjo më pëlqen, të jem i sinqertë. Unë nuk them se kam pasur qëllim tmerrin, unë kam për qëllim betejën.
Kështu që përbën një arritje reale të opozitës shqiptare me këtë akt.
Pastaj, se kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët e këtyre të drejtave, koha do e provojë.
Presim…
Aq më tepër kur zëdhënësi i tyre bëhet ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, i cili jeton në atë kohë, prandaj e mban Rama në kundërshtim me ligjin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kjo është e dashura e Safet Bajrit që bashkëpunoi në vrasje

Eria Ago mësohet se është e dashura e Safet Bajrit e cila u arrestua së …