Nga Albana VOKSHI
Pas një vonese të pajustifikueshme disa mujore, Gjykata e Lartë ka vërejtur shkelje të rënda proceduriale, që e kanë bërë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit për cështjen e Partisë Demokratike.
Gjykata e Lartë vëren që Gjykata e Apelit nuk ka gjykuar cështjet e kërkuara në ankimim por ka trajtuar cështje krejt të tjera të pakërkuara…
Kush dhe cfarë e shtyu Gjykatën e Apelit që të marrë një vendim të tillë kaq të cënueshëm??
A mbajnë përgjegjësi ata gjyqtarë që morën një vendim politik e të ndikuar, që mbajti peng fatin e forcës më të madhe politike opozitare, e cila pikërisht prej këtij vendimi nuk u lejua të hyjë në zgjedhje me logon, simbolet zyrtare, fondet e komisionerët që i përkisnin??
Sigurisht që edhe rezultati i zgjedhjeve lokale do të kishte qenë i ndryshëm.
Sigurisht, e drejta shpesh vonon…por nuk harron… po dëmet e mëdha shkaktuar dhjetëra mijë familjeve shqiptare dhe shoqërisë shqiptare mund të jenë të pariparueshme.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë, me shumë gjasa i marrë i sforcuar dhe nën presion të madh, mund të kishte qenë më i qartë dhe më i drejtë, duke mos mbajtur më peng më tej forcën kryesore opozitare. Por, nga sot, Vendimi i Shkallës së parë është përaëri në fuqi…
Vula, logo, simbolet, janë atje ku përkasin.
Partia Demoktatike është e demokratëve!!
Demokratët do të jenë gjithnjë në këmbë për të mbrojtur Partinë Demokratike që lindi si Parti e vlerave, e të drejtave dhe lirive e do mbetet gjithnjë e tillë.
#pdsh Sali Berisha