Protesta në janar

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se në muajin janar do të ketë sërish protesta, por nuk theksoi nëse do të jenë kombëtare.

Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se “ka një vullnet të hekurt nga demokratët, do mobilizohen dhe protestat dhe zëri ynë nuk do shuhet”.

“Protesta do ketë në muajin janar. Tani gjithnjë e më shumë del e qartë dhe gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve për tu përballuar me diktaturën e re, me narkodiktaturën dhe me armët e diktaturës, SKAPI-n dhe armët e tjera. Do fillojmë në janar dhe do ndërpriten protestat deri ditën që të përmbyset Rama.

“Do ketë protesta të fuqishme, jo për Sali Berishën, por sepse ata shkelmojnë interesat e vendit”, tha ish kryeministri.

About Redaksia

Check Also

Berisha sjell të tjera prova tronditëse: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat ishin disa fjongo

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë për manipulim të …