S’ka vendim izolimi për Berishën

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për ditën e shtunë në orën 12:00, masën në ngarkim të Sali Berishës, ndërsa ndaj tij SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi.

Gjatë ditës së sotme, avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi.

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka pritet të depozitohet në Gjykatë gjatë ditës së nesërme, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga një tjetër gjykatëse e kësaj gjykate.

Avokati i Kryetarit të PD, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka folur për mediat pasi GJKKO shtyu vendimin për masën ndaj ish-kryeministrit për në datën 30 dhjetor, ora 12:00.

“Gjykata e shtyu për në datë 30, të shikojmë nëse do të ketë gjykuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Sot kemi marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën. Me provat që ne mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës. Provat tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares”, tha Gjokutaj.

Më herët pala mbrojtëse e Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …