Të shtëna në Fier, polici qëllon me armë një 26-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Fierit ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve, një efektiv policie për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një të ri, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Policia bën me dije se i riu kishte tentuar të futej brenda perimetrit të sigurisë dhe është konfliktuar me punonjësit e policisë. Situata ka agravuar më tej, ku 26-vjeçarit pasi nuk i është lejuar hyrja, ka zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte efektivin. Më pas punonjësi i policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka qëlluar në këmbë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët të zhytyr në varfëri, produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të kujdesit …