Thellohet skandali! GJKKO pengon avokatët e Berishës!

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë po pengon avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha, të vijojnë normalisht procesin gjyqësor, duke shkelur afatet për vënien në dispozicion të materialeve nga proceset e mëhershme konform ligjit.

GJKKO, kur kishte afat deri këtë të premte në orën 16:00 për t’iu vënë në dispozicion vendimin e gjyqtares Rudina Palloi, e cila rrëzoi kërkesën e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka si e njëanshme dhe në konflikt interesi për shkak se Berisha e ka shkarkuar nga detyra në 1996, dhe përkundër premtimit zyrtar e verbal për ta kryer një procedurë të tillë, lejoi shkeljen flagrante duke mos e kryer detyrën në kohë.

Lidhur me këtë çështje, Sokol Mëngjesi një nga avokatët e Berishës mbërriti në GJKKO për të marrë vendimin e parë për refuzimin e përjashtimit të Irena Gjokës nga gjyqtarja Rudina Palloi, por nuk iu vendos në dispozicion

Rreth orës 16:20 Gjykata e Posaçëm njoftoi se deri në orën 16.00, në sekretari nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në këto rrethana, del në pah se shkak është bërë pengesa që ka nxjerrë gjyqtarja Rudina Palloi.

Avokatët janë të kufizuar të bëjnë kërkesë përjashtimi të Gjokës pa arsyetimin e vendimit të koleges saj. Konkretisht avokatët kërkojnë procedurën se si është zgjedhur Rudina Palloi si trupë që vendosi rrëzimin e kërkesës, mendimin që ka dhënë vetë Gjoka si dhe vendimin e plotë të arsyetuar. Lidhur me këtë situatë, reaguan avokatët e Berishës të cilët kërkojnë arsyen e shkeljes së gjykatës.

‘GJKKO te informoje, se cila është arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht!’, thanë avokatët.

About Redaksia

Check Also

Tenori i njohur kandidat i PD në Elbasan: Më propozoi Gramshi, krenar që jam në listë të hapur

Ish-banori i Big Brother Albania Vip 2, tenori Armaldo Kllogjeri do të kandidojë për deputet …