10 arritjet e (keq)qeverisjes të vitit 2023

Nga Dorjan TELITI

1️⃣Rinia dhe shtresa e mesme braktisin masivisht vendin🏚. Qeveria nuk publikon te dhenat paraprake te Censusit, mesa duket te dhenat jane shume shqetesuese😨.

2️⃣Pazari me portin e Durresit, faturen qindra milione euro 💶 te portit te ri do e paguajne shqiptaret me taksat e tyre.

3️⃣Legalizimi i kanabisit.

4️⃣Braktisja dhe falimentimi i shume prodhuesve eksportues si pasoje e renies se euros. Mijera vende pune u mbyllen brenda pak muajve.

5️⃣Cmimet e ushqimeve u rriten📈me ritme dyshiferore, shtresat me te ardhura te ulta me te goditurat.

6️⃣Buxheti i qeverise qendrore dhe buxheti i bashkise Tirane miratohen pa debat dhe pa transparence brenda pak minutave 🤐.

7️⃣Rriten taksat per kedo📈, perfshire ketu profesionistet e lire.

8️⃣Rriten📈 faturat shume milioneshe 💶 per PPP-te (ndonese disa prej tyre jane ne SPAK), vendimet e gjykatave nderkombetare, abuzimet dhe vjedhjet e konstatuara nga KLSH.

9️⃣Braktisja ndaj fermerit vendas👨‍🌾 me subvencione minimaliste (te fundit ne rajon) dhe pezullim te skemes Ipard.

🔟Ulje e ndjeshme📉 e numrit te nxenesve dhe studenteve te regjistruar ne sistemin parauniversitar🏫 dhe universitar 🎓.

About Redaksia

Check Also

I hurit e i litarit…

Nga Iva V.GRILLO Kushdo që mund të ketë pasur ndonjë dilemë mbi llojin e personazhit …