Deputetja e PD, Greta Bardeli ka reaguar në rrejtin social Facebook mbi vendimin e GJKKO që lë në arrest shtëpie liderin demokrat Sali Berisha. Bardeli shkruan se opozita nuk do ndalet në betejën e saj për demokraci.
Reagimi
Opozita nuk do ndalet ne betejen e saj per demokraci. Vendimet politike ndaj liderit te opozites jane perpjekje e deshtuar e nje shteti te kapur.
Ne do te jemi ne krah te qytetareve kunder krimit politik qe grabit zgjedhjet, fundos parlamentarizmin, e zhytur ne korrupsion dramatik, e qe kerkon me cdo cmim shkaterrimin e partise me te madhe opozitare.
Nuk do ja dalin dot. Opozita ne Shqiperi eshte fjala e lire e qytetareve te ketij vendi. Demokratet jane sot me te vendosur ne misionin e tyre!